Analiza

Pse shfletuesi Chrome është i uritur për memorie RAM?

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Shkurt 2021
Pse shfletuesi Chrome është i uritur për memorie RAM?

Nëse keni bërë ndonjë kërkim në lidhje me shfletuesit e ndryshëm që janë sot në dispozicion, me shumë gjasa keni dëgjuar ankesa të shumta se Chrome është i uritur për resurse.

Mjafton të hapni Task Manager do të shikoni Chrome në krye të listës. Por pse Chrome konsumon kaq shumë RAM sidomos nëse e krahasojmë me shfletuesit e tjerë?

A përdor Chrome në të vërtetë më shumë RAM?

Pak vite më parë përgjigja ishte Po. Reputacioni i Google për një uri të tmerrshme për memorie RAM shquhej.

Megjithatë ndryshimet e bëra në mënyrë të vazhdueshme kanë përmirësuar konsumin e memories krahasuar me shfletuesit e tjerë. Nganjëherë Mozill,a Edge, opera dhe Safari përdorin më shumë RAM se Chrome. Nga e dimë këtë? Mjafton të bëni një test të shkurtër duke hapur një faqe Facebook, një video YouTube, një faqe lajmesh dhe rrjetin social Twitter.

Rezultatet do tu habisin.

Ja ku është Chrome duke qëndruar në mesin e renditjes së shfletuesve sipas konsumit të memories. Megjithatë ka më shumë prova që zbulojnë se Chrome konsumon më shumë RAM se shfletuesit e tjerë. Nëse keni bërë ndonjëherë një test, do të keni zbuluar se Chrome ka nevojë për më shumë RAM.

Është padyshim një prej shfletuesve më të shpejtë por i pëlqen memoria RAM.

 

Pse Chrome konsumon kaq shumë RAM?

Çdo aplikacion në kompjuter ka disa procese në memorien RAM të kompjuterit. RAM është memoria e përkohshme për çdo lloj informacioni dhe është shumë i shpejtë. Procesori juaj mund të aksesojë të dhënat e ruajtura në RAM shumë më shpejtë sesa në hardisk apo edhe SSD.

Chrome, Firefox, Opera dhe Microsoft Edge ruajnë çdo tab, shtojcë në procese individuale në memorien RAM. Ky proces quhet izolim dhe parandalon një proces të mbivendoset mbi një tjetër.

LEXO EDHE:  Punonjësit e Google do të punojnë në zyra vetëm 3 ditë në javë

Kështu kur hapni Task Manager ose Activity Monitor, Google Chrome tregon disa procese. Secili prej tyre përdor një sasi të vogël RAM por kur i mblidhni bashkë del shumë më tepër.

Si e menaxhon Chrome memorien RAM?

Shfletuesit si Chrome menaxhojnë RAM në këtë mënyrë të ndarë në procese për të ofruar më shumë perfomancë dhe stabilitet por duke konsumuar më tepër memorie.

Arsyeja kryesore pse proceset janë ndarë është stabiliteti. Nëse një tab dështon, shfletuesi mbetet stabil dhe vetëm ai proces mbyllet ose restartohet. Nganjëherë një shtojcë do të dështojë duke ju kërkuar të rifreskoni tabin. Nëse çdo shtojcë dhe tab do të ishte në të njëjtin proces, do tu duhej të restartonit tërë shfletuesin në vend të një tabi të vetëm.

Ndarja në shumë procese ka përfitime sigurie gjithashtu, i ngjashëm me sandboxing ose me përdorimin e një makine virtuale.

Për shembull nëse një sulm JavaScript realizohet në një tab, nuk ekziston një mënyrë për të kapërcyer tek tabi tjetër ndërsa tek shfletuesit me një proces të vetëm është e mundur.

Ato që shtojnë sasinë RAM të konsumuar janë shtojcat e Chrome. Çdo shtojcë kërkon më shumë resurse, sa më shumë prej tyre të keni instaluar aq më shumë RAM kërkon Chrome.

A është konsumi i lartë i memories RAM nga Chrome një problem?

Sa memorie RAM kërkon Chrome? A ka një limit konsumi nga Chrome përpara se të shndërrohet në problem? Përgjigja është tek hardueri që keni në dispozicion.

Vetëm se Chrome konsumon më shumë RAM, nuk do të thotë se po shkakton probleme. Nëse qëllimi juaj është të mbani RAM e kompjuterit sa më të lirë, atëherë ju themi se nuk po e përdorni në potencialin e tij të plotë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teknologjia e re e kamerave për smartfonët Samsung do të bëjë diferencë të madhe