Biznes

Pse tkurrja e fundit e Bitcoin është ndryshe nga rëniet e kaluara

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Nëntor 2019
0
Ende kriptomonedha ka rikuperuar 95% të vlerës që nga fillimi i vitit. Shitja e kriptomonedhës ka filluar prej kohësh dhe jo ditët e fundit pra presioni ka ardhur duke u ndërtuar. Pse tkurrja e fundit e Bitcoin është ndryshe nga rëniet e kaluara

Në vetëm gjashtë ditë çmimi i Bitcoin ra nga 8,239 dollarë në 6,510 dollarë. Pavarësisht rënies së shpejtë, mundësia për reduktim të vazhdueshëm të vlerës po konsiderohet nga investitorët.

CEO miliarder i Galaxy Digital Michael Novogratz tha se çmimi i bitcoin me shumë gjasa do të qëndrojë mes 6,000 deri në 7,400 dollarë por i duhet që të rikuperojë në 7,500 dollarë në dy ditët e ardhshme.

Ende kriptomonedha ka rikuperuar 95% të vlerës që nga fillimi i vitit. Shitja e kriptomonedhës ka filluar prej kohësh dhe jo ditët e fundit pra presioni ka ardhur duke u ndërtuar.

Por shitja nuk po ndodh në bursa si BitMEX dhe Deribit por nga bursat elektronike konsumatore si Houbi dhe Binance që do të thotë se janë njerëz dhe jo biznese ata që realisht po e shesin kriptomonedhën.

Zakonisht këto lëvizje vinë nga likuidimi i miliona dollarëve kontrata në BitMEX. Por çmimi i Bitcoin ka treguar një korrigjim të zgjatur që prej 26 Tetor kur shkoi papritmas në 10,600 dollarë.

Javën e kaluar rënia i është atribuuar kryesisht fushatës anti-kriptomonedha në Kinë. Raportohet se kur çmimi i një bitcoin arriti në 8,100 dollarë, një gërmues shiti 17 milionë dollarë në bursa elektronike si Binance dhe Houbi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjermania me strategji shtetërore për shfrytëzimin e potencialit të Blockchain

Lajmet e fundit>