Biznes

PSV Eindhoven bëhet klubi i parë i futbollit në Evropë që pranon sponsorizim në Bitcoin

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Gusht 2021
Duke përdorur shërbimet e platformës, PSV Eindhoven do të sigurojë sponsorizimin dhe të bëhet klubi i parë i futbollit në Evropë që paguhet në kriptomonedha. PSV Eindhoven bëhet klubi i parë i futbollit në Evropë që pranon sponsorizim në Bitcoin

Bota e futbollit çdo ditë e më shumë po përfshihet në industrinë e kriptomonedhave ndërsa më shumë klube po adoptojnë kryptot në operacionet e tyre.

Një prej ekipeve Holandeze më në zë, PSV Eindhoven, ka vendosur të bashkëpunojë me një platformë lokale të tregtimit të kriptomonedhave quajtur Anycoin Direct, e cila do të paguajë një marrëveshje sponsorizimi në Bitcoin.

Sipas lajmërimit të publikuar AnyCoin do të jetë partner zyrtar i PSV Eindhoven për dy sezone dhe me këtë bashkëpunim synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth kriptomonedhave në Evropë.

Duke përdorur shërbimet e platformës, PSV Eindhoven do të sigurojë sponsorizimin dhe të bëhet klubi i parë i futbollit në Evropë që paguhet në kriptomonedha.

Në Prill të këtij viti PSV eksperimentoi me NFT-të duke nxjerrë në ankandin dixhital një version të finales së Kupës Evropiane të vitit 1988 të cilën e fitoi përballë Benfikës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e NFT, nga 100 milionë në 2020-ën në 22 miliardë në 2021