Softuer

Psystar sjellë Snow Leopard për masën e gjerë

Publikuar , 25 Tetor 2009
0
Psystar sjellë Snow Leopard për masën e gjerë

“Pas shkarkimit, përdoruesit thjeshtë mund të vendosin një kopje tregu të Snow Leopard DVD, të përcjellin procedurat e instalimit dhe pastaj të instalojnë aplikacionin” shpjegoi Psystar. “Aplikacioni automatikisht detekton pajisjet e lidhura dhe shkarkon driver-ët e nevojshëm”

Sipas Psystar, Darwin Universal Boot Loader përkrahë sisteme operative tjera duke përfshirë Windows 7, XP, Vista dhe versione të ndryshme të Linux.

“Softueri Rebel EFI përkrahë një bashkësi të gjerë të profileve harduerike” deklaroi Psystar. “Gjersa softueri vazhdimisht evoluon, ai automatikisht do të shkarkojë përditësime për të shfrytëzuar në avantazh driver shtesë dhe funksionalitet të rritur”.

Prodhuesi kontrovers klonues i Mac, gjithashtu ka lansuar një “program aprovues” për t’i ndihmuar konsumatorët rreth çështjeve të mospërshtatjes.

“Përdoruesit që kanë vështirësi të vënë në funksion një pajisje në makinën e tyre, do të duhet të dërgojnë komponentin e tyre për certifikim. Shumica e vendosjeve harduerike janë të përshtatshme, dhe përmes PsyLabs ne do të vazhdojmë të punojmë me përkrahjen Rebel EFI, për një bashkësi edhe më të gjerë të profileve harduerike”.

LEXO EDHE:  Shfletuesi Chrome do të mbrojë shikimin tuaj falë këtij ndryshimi

Lajmet e fundit>