Lajmet

PTK-ja shitet në fund të vitit 2012

Publikuar , 27 Dhjetor 2011
0
PTK-ja shitet në fund të vitit 2012

Telenovela për procesin e privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës (PTK), duket se do të vazhdojë edhe për gjatë tërë vitit 2012. Ndonëse është thënë se privatizimi i saj duhet të bëhet brenda dy muajve të parë të vitit të ardhshëm, kjo nuk do të ndodhë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, në një prononcim për gazetën “Lajm”, ka thënë se nuk është obliguese që privatizimi të ndodhë brenda muajve janar-shkurt.

Ai madje ka thënë se edhe nëse nuk privatizohet fare, nuk do të sjellë probleme buxhetore, ngase, sipas tij, shitja e saj nuk është e futur fare në tabelat buxhetore të vitit 2012. Edhe zyrtarë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, thonë se privatizimi i ndërmarrjes më fitimprurëse në vend nuk mund të ndodhë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. 

Sipas tyre, MZHE-ja në takimet e fundit që ka pasur me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka informuar lidhur me procedurat e parapara dhe afatet e mundshme të shitjes se PTK-se, ku sipas tij, edhe kanë marrë përkrahje. “Absolutisht jo. Kjo nuk ka mundësi të ndodhë edhe teknikisht, por edhe nuk është obliguese të shitët brenda këtyre dy muajve. Ky është një proces që do të ndodhë gjatë vitit 2012, ne jemi optimistë që ky do të finalizohet suksesshëm, por për këtë vendos edhe tregu”, është shprehur ministri Hamza, duke treguar se shitja e PTK-së nuk është futur as në vijat buxhetore të vitit të ardhshëm. 

“Edhe për vitin 2012, buxheti është dizajnuar në atë mënyrë që, privatizohet apo nuk privatizohet PTK-ja, të hyrat në buxhetin ë Kosovë do të jenë të mjaftueshme për mbulimin e të gjitha shpenzimeve që janë pjesë e këtij buxheti. Privatizimi i PTK-së suksesshëm mund të ndodhë kah fundi i vitit 2012, dhe shitja ë saj në buxhet do të ndikojë vetëm në nivelin bankar, apo rezervë buxhetore.

LEXO EDHE:  Nga sot shfletimi privat në Chrome bëhet me të vërtetë privat

Nëse realizohet privatizimi i saj, buxheti do të këtë një rezervë më të madhe, nëse nuk ndodhë do të këtë një rezervë më të ultë. Mirëpo, do të këtë likuiditet të mjaftueshëm dhe do të këtë bilanc bankar pozitiv në fund të vitit të ardhshëm edhe nëse nuk shitet PTK-ja”, ka thënë ministri Hamza./Telegrafi.com

Lajmet e fundit>