Biznes

PTK paditë borxhliun e madh

Publikuar , 01 Korrik 2010
0
PTK paditë borxhliun e madh

Ky borxh i akomuluar gjatë dy viteve të fundit nga shërbimet dhe produktet e ofruara nga njësitë biznesore të PTK,  ka detyruar këtë Departament të ndërmarrë këtë hap, pas shumë tentimeve për shlyrjen e obligimeve në përputhje me kontratat në emër të shëbimeve të kryera për distribuimin dhe shpërndarjen e dërgesave postare, përkatësisht faturave mbi tatimin në pronë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Departamenti i Sigurimit të të Hyrave në koordinim me Departamentin Legal të PTK Sh.a ka shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike dhe ligjore, respektivisht duke dërguar vërejtje para padisë me datën 14.06. 2010 për të kërkuar nga Minsitria e Financave që t’i përmbushë obligimet kontraktuese në përputhje me kushtet e kontratave të lidhura me PTK.

Departamenti i Sigurimit të të Hyrave ka konstatuar se deri te masa e fundit e propozim-padisë dhe kërkesë-padisë ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, i kanë paraprirë edhe një sërë takimesh reciproke dhe thirrjeve për shlyrje të obligimeve.

Raporti kontraktual midis PTK  dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave i referohet kontratës së firmosur më datë 21.03.2008 dhe 01.04.2009, në të cilën specifikohen detyrimet e palëve, ku PTK ka pasur për obligim të ofrojë shërbime rreth printimit, zarfimit si dhe shpërndarjen e dërgesave postare, faturave mbi tatimin në pronë të obliguesve tatimorë dhe broshurave në nivel të tërë territorit te Repulbkës së Kosovës.

Edhe pse Ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk i ka përmbushur obligimet kontraktuale për vitin fiskal dhe kontratës së vitit 2008, PTK, u ka ofruar të njëjtin shërbim me kontratën e lidhur në vitin 2009, me qëllimin e vetëm për të kontribuar në sigurimin dhe dërgimin e faturave mbi tatimin në pronë, ku me anë të kësaj ndihmonte në përmbushjen e arkës së shtetit, respektivisht buxhetit të Republikës së Kosovës.

LEXO EDHE:  Kablli i ri nënujor i Google lidh Evropën me Afrikën

PTK në vazhdimësi është duke u përballur në rritjen e borxheve të këqija duke tërhequr vërejtjen se kjo kompani vazhdon të jetë e dëmtuar nga borxhet e pashlyera të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe njëkohësisht dëshmon se PTK ka qasje të barabartë në trajtimin e të gjithë konsumatotëve pa dallim

Lajmet e fundit>