Biznes

PTK publikon listën e radhës me borxhlinjë

Publikuar , 02 Korrik 2010
0
PTK publikon listën e radhës me borxhlinjë

Borxhlinjtë e PTK-së, ende evidentohen të jenë si konsumatorët individualë, ashtu edhe bizneset, institucionet vendore e ndërkombëtare. Ndonëse në Gjykata janë proceduar lëndët në vlerë të borxhit prej mbi 18 milionë eurosh, ato mbeten peng i procedurave tejet të ngadalësuara të shqyrtimit.

Pjesë e këtij borxhi, janë edhe borxhet e krijuara në periudhën 1999 – 2005, si pasojë e trashigimit nga menaxhmentet e mëhershme, të cilat nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim konkret për parandalimin apo shlyrjen e këtyre borxheve, në veçanti ndaj Telekomit të Kosovës.
 
Listës së borxhlinjve më të mëdhenj i prijnë, borxhet e konsumatorëve serbë të Mitrovicës, me mbi 3 milionë euro, ndërkohë që borxhlinj të PTK-së janë edhe institucionet e ndryshme publike e ndërkombëtare. 

Agjencioni Kosovar i Privatizimit, më saktësisht ndërmarrjet të cilat kanë shkuar në likuidim kanë lënë borxhin prej 940 mijë eurosh ndaj Telekomit të Kosovës. Topborxhlinjtë e Telekomit të Kosovës janë institucionet dhe ndërmarrjet e shumta publike, shtetërore dhe private. Kështu, Shtëpia e Shëndetit në Mitrovicë ka borxh të pashlyer prej 53 mijë eurosh; Spitali i Përgjithshëm në Pejë 52 mijë euro, Universiteti i Prishtinës, 35 mijë euro; Hotel Theranda, 35 mijë euro: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë 14 mijë euro; Fakulteti Ekonomik, 20 mijë euro; Banka Kreditore, 18 mijë euro; Gjykata Komunale në Kamenicë, 15 mijë euro, etj.

Edhe Njësia tjetër Biznesore e PTK-së, Vala, posedon me një listë të gjatë të ndërmarrjeve tregtare dhe konsumatorëve individualë që edhe më tutje nuk kanë paguar faturat e tyre, përfshirë PTP “Style Com”, me borxh prej 19 mijë euro, N.Sh “Sistemi Multi Leven Marketing” me 18 mijë euro, Mentor Fehmi Gashi nga Prishtina me 70 mijë euro, Arben Ali Buduri nga Hoqa e qytetit (Prizren) me 37 mijë euro, Avni Murat Bajrami nga Ferizaji me 33 mijë euro, Xhemajl Halil Tolaj nga fshati Prilep komuna e Deçanit me 32 mijë euro, Imer Ramë Gashi nga Prizeni me 24 mijë euro, Arjanit Nexhmedin Selimaj nga Gjilani me 24 mijë euro, Rexhë Haxhi Sadikaj nga Deçani me 23 mijë euro, Agim Haxhë Hajdaraj nga Peja me 20 mijë euro, etj.
 
PTK fillimisht ka themeluar një komision për arkëtimin e borxheve, i përbërë nga punëtorë të tri njësive të biznesit. Komisioni është i shtrirë asisoji që mbulon të gjitha rajonet e vendit. Komisioni ka hartuar planin e veprimit dhe ka filluar kontaktet me konsumatorët borxhlinj. Nga këto kontakte deri më tash janё arkëtuar  mbi 3 milionë euro.
 
Ekziston strategjia, e cila në vete përmban disa masa që janë aprovuar nga menaxhmenti i PTK-së e që përfshin; kontaktin me konsumatorin – informimin për gjendjen aktuale në faturën e tij, vërejtjen e fundit dhe shkyçjen.
 
Posta dhe Telekomi i Kosovës u ka tërhequr vërejtjen të gjithë borxhlinjve të saj që të shlyejnë të gjitha borxhet që kanë ndaj korporatës më të madhe në vend, mirëpo ky apel i mirëkuptimit nuk është respektuar nga ana e tyre. Shlyerja e borxheve ndaj PTK-së mund të bëhet edhe me këste, por që konsumatorët paraprakisht duhet të lidhin një kontratë dhe këtë mund ta paguajnë deri në 36 këste, kjo duke ju falënderuar politikave shumë liberale të menaxhmentit aktual të PTK Sh.A.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me biznesin e telefonëve të Sony?

PTK në vazhdimësi u përkujton të gjithë borxhlinjve e saj, përfshirë këtu institucioneve, kompanive private e publike dhe individëve për shlyerjen e detyrimeve që kanë ndaj kompanisë sonë. Në të kundërtën, nëse edhe pas këtyre afateve dhe lehtësive nuk ka rezultate, atëherë PTK, është e detyruar të bëjë publikimin e emrave të borxhlinjve në mjetet e informimit (siç ka ndodhur edhe në të kaluarën) dhe pas një afati të shkurtёr kohor lëndët t’i dërgojë në gjykatë për procedim të mëtutjeshëm.

PTK i bën thirrje edhe një herë organeve kompetente, konkretisht gjykatave komunale që të jenë sa më efikase në procedimin sa më të shpejtë të lëndëve gjyqësore me konsumatorët e PTK-së, e cila është pasuri e Republikës së Kosovës.

Lajmet e fundit>