Biznes

PTK-së i rritet vlera dhe të hyrat

Publikuar , 24 Tetor 2009
0
PTK-së i rritet vlera dhe të hyrat

Gjatë të njëjtës periudhë në krahasim me profitin e planifikuar PTK ka arritur që në këtë periudhë që jemi të tejkalojë planin për 42%.

Gjatë një prezantimi të mbajtur para medieve, CEO i PTK-së ka paraqitur sukseset e manxhimit gjatë dhjetë muajve të fundit, duke shfaqur edhe diagramet në prezantim të cilat tregojnë për rritje në të gjitha fushat.

“PTK në fillim të vitit 2009 ka pasur rënie të të hyrave, mirëpo me masat emergjente të ndërmarra në muajt në vazhdim si rezultat i projekteve dhe produkteve të njëpasnjëshme, të cilat i kemi lansuar në treg, uljes së shpenzimeve dhe menaxhimit efikas – kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme. Duhet përmendur në veçanti realizimin e neto profitit që sipas gjendjes së datës 30.09.2009 ishte në shumën prej 40 milionë euro që është për 111 % mbi planin për periudhën e njëjtë apo thënë ndryshe 42 për qind mbi planifikimin për vitin 2009”, ka bërë të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shqyri Haxha.

Janë dhjetë projekte të mëdha që tregojnë për punët kapitale që janë bërë në PTK.  Projektet madhore janë këto: licenca e katërt në Shqipëri; fijet optike në shkolla dhe institucione të tjera shtetërore; ristrukturimi i njësive biznesore; Faza e VI (3G); Internet Protocol Television (IPTV); sistemi i ri i BILINGUT; lansimi i numeracionit të ri 045 (50 për qind ngritje e kapacitetit); luftimi i dukurisë SIM TO SIM; ulja e shpenzimeve si dhe rritja e numrit të konsumatorëve dhe e të hyrave financiare.

“Posta dhe Telekomi i Kosovës prej ardhjes time ka shënuar pozitivisht një  ndryshim evident. Të gjitha këto kanë ndikuar direkt në rritjen e vlerës së kompanisë, numrit të konsumatorëve dhe rritjes së neto profitit”, ka pohuar z. Haxha.

LEXO EDHE:  Pinterest nis përgatitjet për tu bërë një kompani publike

Deri në fund të këtij viti kjo kompani pritet të shpalos edhe rezultate tjera të cilat pritet të jenë edhe më të mira.

Lajmet e fundit>