Lajmet

PTK shpalos pullën postare “Miqësia e Kosovës me SHBA-në”

Publikuar , 04 Shtator 2009
0
PTK shpalos pullën postare “Miqësia e Kosovës me SHBA-në”

Në saje të ndihmës dhe përkrahjes së SHBA-ve ndaj popullit të Kosovës, Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar në qarkullim të rregullt postar emisionin e 48-të të pullës postare me titull “Miqësia e Kosovës me SHBA-të”. Ky edicion ka një rëndësi të posaçme për PTK-në dhe shtetin e Kosovës, që kësaj radhe në motivin e pullës postare janë thurur ndjenjat e krenarisë, falënderimit dhe mirënjohjes, për mikun tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me titullin “Miqësia e Kosovës me SHBA-të”.

Me rastin e ceremonisë së shpalosjes së kësaj pulle postare mori pesë edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell.

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së,prof.dr. Shyqyri Haxha, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj SHBA-s për krijimin e shtetit të Kosovës. “Ky edicion ka një rëndësi të posaçme për ne si PTK dhe për vetë shtetin e Republikës së Kosovës, nga vetë titulli që përmban “ Miqësia e Kosovës me SHBA-n”. Ne si PTK jemi në shërbim të popullit prandaj sot përmes kësaj pulle postare në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të Kosovës, i themi faleminderit SHBA”, deklaroi dr. Haxha.
Sipas tij, në ditët e vështira të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ishin pranë popullit të Kosovës. “Fjalët nuk kanë fund që të shprehim atë që ndiejmë ne si popull dhe si Kosovë për mikun tonë të çmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës” përfundoi ai.

Në ceremoni morën fjalën edhe Kristofer Dell i cili falënderoi Postën edhe Telekomin e Kosovës si dhe Qeverinë e Kosovës, për mirënjohjen ndaj popullit amerikan. Kurse kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, u zotuar për miqësi të përjetshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Post-Telekomi i Kosovës iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në këtë mesazh të përdorimit të pullës postare “ Miqësia me SHBA-të”, e cila kushton 2 euro.

LEXO EDHE:  Twitter fiton para por jo përdorues

Lajmet e fundit>