Lajmet

PTK ndihmon me 30 mijë euro Meriton Bekën

Publikuar , 08 Nëntor 2010
0
PTK ndihmon me 30 mijë euro Meriton Bekën

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, dr. Shyqyri Haxha ka bërë të ditur se PTK-ja i ka dalë në ndihmë nxënësit Meriton Bekës, meqë familja e tij ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike dhe e ka të pamundur që të sigurojë mjete për shërimin e më të dashurit të tyre.

“PTK ka vendosur që t’ia dedikoj familjes së Meriton Bekës 30 mijë euro, me të vetmin qëllim për t’i mundësuar birit të tyre shërim sa më të shpejtë jashtë vendit”, ka deklaruar Dr. Shyqyri Haxha duke pohuar se edhe herave të tjera PTK është solidarizuar me raste të rënda sociale duke dhënë donacione të natyrave të ndryshme konform rregulloreve dhe aprovimit të Bordit të Drejtorëve të PTK-së.

Familja Beka i është drejtuar institucioneve, kompanive dhe organizatave të ndryshme humunitare për të siguruar mjetet e nevojshme financiare që të dërgojnë për shërim jashtë vendit Meritonin, jeta e të cilit, sipas ekipit mjekësor, është çdo ditë e më shumë e rrezikuar.

PTK është ndër institucionet që prej dy vitesh ka kontribuar dhe ka ndihmuar më së shumti në Kosovë rastet e tilla për trajtim urgjent shëndetësor. Gjithashtu, PTK,  siç dihet në emër të donacioneve dhe sponzorimeve të ndryshme ka ndihmuar shumë duke ndërtuar shtëpi si dhe duke përkrahur aktivitete të shumta kulturore, artistike e sportive. 

LEXO EDHE:  30 shkurtesa për një shfletim më të shpejtë në Google Chrome

Lajmet e fundit>