Biznes

PTK promovon programet e trajnimit nga Cisco dhe Microsoft

Publikuar , 25 Shkurt 2010
0
PTK promovon programet e trajnimit nga Cisco dhe Microsoft

Trajnimet dhe çertifikimet në Cisco dhe Microsoft janë jashtëzakonisht të rëndësishme pasi që këto kompani njihen si lider në fushëveprimin e tyre.  Cisco lider në prodhimin e pajisjeve për rrjetet LAN, WAN dhe për Internet, ndërsa Microsoft një lider i pashoq në zhvillimin e softuerit (sistemeve operative dhe aplikacioneve si për desktop ashtu edhe për server).

“PTK-ja nuk është rastësisht lidere në ofrimin e shërbimeve të telekomunikimit në Kosovë. Ajo që unë e kam kuptuar shumë herët është se suksesi mbështetet duke investuar në dije dhe në njerëz, përkatësisht në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të tyre”, ka thënë me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv I PTK-së, dr. Shyqyri Haxha.

Ai ka bërë të ditur se PTK është e vendosur të investojë vazhdimisht në teknologjinë më të avancuar dhe në përgatitjen e personelit për të shfrytëzuar maksimalisht mundësitë që i ofron ajo. “PTK e ka Qendrën e vet moderne të Trajnimit dhe Zhvillimit, e cila është në funksion që nga viti 2004. Këtu, me një përkushtim të madh dhe duke aplikuar metoda më moderne, trajnohet personeli i kompanisë tonë dhe avancohet vazhdimisht niveli i dijes teorike dhe zhvillohen më tej shkathtësitë profesionale të menaxhimit”, është shprehur dr. Haxha. 

Nga ana e tij, menaxheri i kësaj Qendre ka nënvizuar faktin se në vitin 2010, programet e trajnimeve si Autodesk, Cisco, dhe Microsoft paraqesin atraksionin kryesor të cilin QTZH për punëtorët e PTK-së e ka sjellë në  formatin “next-door”.

“Qysh prej themelimit të Qendrës për Trajnim dhe Zhvillim në shtator të vitit 2004, kemi punuar në plotësimin e qëllimit të themelimit të saj, që ishte dhe mbetet përmbushja e standardeve ndërkombëtare duke synuar ngritjen e personelit të PTK-së, me të vetmin qëllim rritjen e cilësisë, produktivitetit dhe efikasitetit të shërbimeve të PTK-së ndaj konsumatorit”, ka pohuar Nazmi Zeqiri. Ai ka theksuar gjithashtu se kah fundi i vitit të kaluar QTZh kreu të gjitha përgatitjet që në vitin e ri 2010 të filloi me aktivitete të reja trajnimi dhe certifikimi të njohura ndërkombëtarisht ndër të cilat me theks të veçantë janë trajnimet dhe certifikimet e njohura ndërkombëtarisht të ofruara nga Cisco dhe Microsoft.

LEXO EDHE:  450,000 Bitcoin të konfiskuar: A janë Shtetet e Bashkuara pronari më i madh i Bitcoin-ve?

PTK konsideron se promovimi i këtyre programeve të trajnimit, është përfitim i madh, për faktin se në mënyrë direkte bëhet ngritja e kapaciteteve brenda PTK-së duke e ulur dukshëm koston e përgatitjes profesionale të punëtorëve të saj, ndërkohë që rritë produktivitetin dhe efikasitetin në procesin e punës. Para se gjithash, PTK nga dita në ditë po shndërrohet në një korporatë unike jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin, duke u bërë kështu shembull i një biznesi të shkëlqyeshëm jo vetëm për bizneset kosovare, por edhe të regjionit.

Lajmet e fundit>