Lajmet

PTK promvon pika të shitjes në Graqanicë dhe Brezovicë

Publikuar , 02 Shtator 2009
0
PTK promvon pika të shitjes në Graqanicë dhe Brezovicë

Në një solemnitet të rastit në Graçanicë, kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha, deklaroi se kompania më e suksesshme në vend deri më tani ka punësuar mbi 56 pjesëtarë të komunitetit serb në të gjitha nivelet e kompanisë.

Me këtë rast ishte i pranishëm edhe Zv. Ministri i MPTK-s, Adem Grabovci i cili përgëzoi menaxhmentin e PTK-s për sukseset në drejtimin e kësaj kompanie. Ai deklaroi si një sukses të veçantë hapjen e pikave të shitjes në meset e jetesës së komuniteteve, duke përkrahur kështu edhe njëherë orientimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim të gjithanshëm të vendit, pa dallime regjionale, partiake apo çfarëdo dallime tjera.

“Ne nuk i dallojmë konsumatorët tonë. Sot është ditë e veçantë për ne, që i hapim këto pika shitëse këtu, në këtë vend të banuar me shumicë nga komuniteti serb. Ne kemi një politikë ndaj konsumatorit dhe një politikë punësimi që përjashton çfarëdo diskriminimi, e veçanërisht nuk mund të ketë dallime mbi baza etnike. Është një interesim i shtuar i pjesëtarëve të komunitetit serb për t’u punësuar në kompaninë tonë, qoftë për shkak të imazhit që ka kompania jonë, qoftë për shkak të kushteve të mira që ofron për punë apo për pagat stimuluese. Gjithashtu vërehet interesim i shtuar edhe për produktet e PTK-së” deklaroi CEO i PTK-s, Dr. Shyqyri Haxha.

Në këto pika shitëse, gjegjësisht në Graçanicë dhe Brezovicë, të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të shfrytëzojnë shërbimet e Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe të Valës, që ofrojnë shërbime të telefonisë mobile, telefonisë fikse, internetit dhe shërbime postare.

LEXO EDHE:  Ndërprerja e madhe e Facebook, Instagram dhe WhatsApp dy ditë më parë zbuloi një të vërtetë të frikshme

Lajmet e fundit>