Biznes

PTK publikon listën e tretë të borxhlinjve

Publikuar , 23 Shkurt 2010
0
PTK publikon listën e tretë të borxhlinjve

PTK vlerëson se me rastin e privatizimit të disa ndërmarrjeve publike nga AKM-ja, do të duhej të arkëtonte një vlerë prej 1,356,607.97 euro në emër të faturave të pashlyera të këtyre ndërmarrjeve.

Listës së tretë të borxhlinjve më të mëdhenj i prijnë “DPH – TE ZHUTI” me 7 mijë euro fatura të papaguara, “NTP “Trilujeta”, me 5 mijë euro, “Instituti Resarch and Development-Shtime”, me borxh prej mbi 4 mijë euro, “AIGC -Sh.p.k”, 5 mijë euro, “N.T.P.Leka Med”, gjithashtu 5 mijë euro, “Ardita”-Gjakovë, borxh prej 5 mijë euro, “Kosovatrans-Gjakovë”, 4 mijë euro, etj. Kompanitë dhe ndërmarrjet private që i kanë borxh PTK-së në vlerë prej 4 mijë euro janë edhe: “Ilirija”, Gjakovë, N.N.T.P.SH.-Kastrioti”, Prishtinë, “Foto-Dizdari”, Prishtinë, NTP “Gigi”, Ferizaj; “Asllani Tours”, Gjakovë; etj.                          

Në këtë listë në krye të borxhlinjve individualë janë Kastriot Miftar Januzaj me borxh prej 18 mijë euro, Nezir Haki Mustafaj 17 mijë euro, Mentor Fehmi Gashi 16 mijë euro, Fidan Niman Sejdiu 15 mijë euro,  Arjan Gani Hasanaj 14 mijë euro, Arlind Avni Kryeziu 13 mijë euro, Besim Smajl Gashi 12 mijë euro, etj

Kjo është hera e tretë që PTK bën publikimin e emrave të borxhlinjve, me këtë rast është vërejtur një lëvizje pozitive në disa riprogramime të borxheve dhe disa pagesa si në Telekomin e Kosovës ashtu edhe në VALA. Megjithatë, PTK shpreson se kosumatorët borxhlinj do të konsiderojnë këtë nismë të PTK-së si shumë serioze dhe do të vazhdojnë të përgjegjen pozitivisht, pasi që pas identifikimit të borxhlinjve ka pasur shumë telefonata nga konsumatorët për të marrë informata shtesë rreth borxheve që kanë dhe mundësisë së shlyrjes së tyre me këste.

LEXO EDHE:  Bitcoin ra me 10% ndërsa komentet negative ndaj kriptomonedhave janë shtuar

Bazuar në statistikat e fundit të Komisionit të Arkëtimit të Borxheve, borxhi i përgjithshëm i konsumatorëve ndaj Postës dhe Telekomit të Kosovës edhe më tutje mbetet në shifra të larta, përkatësisht në mbi 40 milionë euro. Për këtë arsye, PTK  ka ngritur mijëra padi në gjykatat kompetente, megjithatë për fat të keq, vetëm një numër i vogël i tyre kanë përfunduar me sukses.

PTK do të publikojë sërish listat e borxhlinjve të saj, pa përjashtim, me synimin e vetëm që kjo do të mund të ketë efekt në ndërgjegjësimin e institucioneve, komunave, organizatave partiake, biznesve private dhe individëve borxhlinj, të cilët tash e sa kohë i kanë të pashlyera faturat ndaj PTK-së.

Lajmet e fundit>