Harduer

PTK së shpejti do të ofrojë IPTV

Publikuar , 28 Korrik 2010
0
PTK së shpejti do të ofrojë IPTV

Ky shërbim i ri, do të ofrojë jo vetëm kualitet të lartë, por edhe llojllojshmëri të programeve televizive, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke u përshtatur kështu të gjitha shijeve të konsumatorëve.

“Telekomi i Kosovës potencialisht ka mbi 90 mijë konsumatorë, me çka mund të themi se po këta konsumatorë do të mund të marrin shërbimin IPTV, i cili atyre do t’u ofrojë një kualitet shumë të lartë me një teknologji më të re të ofrimit të këtyre shërbimeve çka është shumë larg konkurrencës, me çka ajo është duke punuar”, ka thënë Menduh Abazi, drejtor i Departamentit për Komunikim të Korporatës në një konferencë për media.

Abazi tha se që nga pjesa e dytë e muajit tetor, të gjithë konsumatorët e interesuar do të mund të fillojnë të lidhin kontratat me PTK-në dhe të përfitojnë nga ky shërbim i ri me çmime shumë të volitshme.

“Teknologjia që do të përdoret për këtë shërbim është ajo e fundit e cila tashmë gjendet në tregun e IPTV-së nëpër botë dhe do të ofrojë mbi 60 kanale vendore dhe ndërkombëtare, ndërkohë që do të ketë së paku dhjetë kanale High Definition (HD)”

Shërbime e IPTV ofrohen në shumë vende të botës dhe të rajonit si Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Mal të zi, Serbi, etj. IPTV (Internet Protocol Television) është një sistem që sjellë programe televizive në shtëpi përmes një lidhje interneti duke përdorur protokolle të internetit.

LEXO EDHE:  Credit Suisse parashikon rënie me 19% të prodhimit të smartfonëve gjatë 2019

Lajmet e fundit>