Harduer

Publikohen detajet e procesorit që do të jetë në zemër të smartfonëve më të mirë të 2020

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Nëntor 2019
0
Procesori vjen me kartën grafike Adreno 650 me frekuencë 587Mhz. Snapdragon 865 pritet të jetë 20% më i shpejtë ndërsa grafikat 17-20% më të mira se gjenerata e kaluar. Publikohen detajet e procesorit që do të jetë në zemër të smartfonëve më të mirë të 2020

Një ditë pasi Qualcomm tha se kishte nisur përgatitjet për prodhimin e procesorit të ardhshëm të flagshipëve Snapdragon 865, detajet kyçe të tij u publikuan online.

Snapdragon 865 është pasardhësi i SD 855 dhe 855+ të cilët fuqizuan smartfonët më të mirë të 2019-ës. Tashmë sipas informacioneve të publikuara Snapdragon 865 a një procesor me tetë bërthama dhe frekuencë bazë prej 1.8Ghz.

Katër bërthama Cortex-A55 kanë frekuencë 1.8Ghz, tre bërthama Cortex-A77 kanë frekuencë 2.42Ghz dhe një bërthamë 2.84Ghz.

Procesori vjen me kartën grafike Adreno 650 me frekuencë 587Mhz. Snapdragon 865 pritet të jetë 20% më i shpejtë ndërsa grafikat 17-20% më të mira se gjenerata e kaluar.

Sipas spekulimeve Qualcomm do të ofrojë dy versione të procesori një me çip 5G të integruar dhe një pa 5G. Prodhimi i tij nis në 2020 dhe Samsung është një prej partnerëve. Ai do të bazohet në arkitekturën 7-nanometër me mbështetje për memorien RAM LPDDR5X dhe memorien UFS 3.0. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10 hakohet dhe dy herë madje

Lajmet e fundit>