Harduer

Publikohen disa nga specifikat e mundshme të Samsung Galaxy S6

Publikuar , 07 Dhjetor 2014
0
Publikohen disa nga specifikat e mundshme të Samsung Galaxy S6

samsung-galaxy-s5-7221-001Telefoni më i mirë pasardhës i linjës Galaxy do të sjellë një ekran më të madh krahasuar me S5. Këto të dhëna vijnë nga një uebsit kinez i quajtur CNMO. Një imazh i kapur i databazës së testimit të standardeve në AnTuTu zbulon disa nga specifikat e Samsung Galaxy S6.

Nëse imazhi i kapur është real, të dhënat zbulojnë disa nga veçoritë më të rëndësishme të telefonit të ardhshëm të Samsung.

Samsung Galaxy S6 supozohet të ketë një ekran 5.5 inç Quad HD me rezolucion 1440×2560. Ky smartfon do të fuqizohet nga një çip 64 Bit tetë bërthamës Exynous 7420. Ky model mendohet të jetë version europian i telefonit sipas PhoneArena. Pra ekziston mundësia që të tjera rajone të vërejnë një proçesor tjetër në Galaxy S6, të tillë si Qualcomm Snapdragon.

Një kamera frontale 5 Megapixel dhe kamera të pasme 20 Megapixel do të jenë përgjegjëse për fotografinë. Android Lollipop 5.0, 3GB RAM, dhe 32 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave janë veçori të tjera të smartfonit. Me padyshim, Samsung do të ofrojë modele të tjera me më shumë hapësirë të dhënash si dhe mbështetje për kartat microSD. Disa nga veçoritë e listuara në imazhin e paraqitur janë saktësisht ato të përmendurat nga SamMobile në një raport të muajin nëntor.

Cilado qofshin specifikat e Galaxy S6, Samsung ka nevojë të krijojë një telefon i cili është i aftë të risjellë fitime edhe njëherë tek kompania në fjalë. Për tremujorin që u mbyll në muajin shtator, kompania raportoi një rënie në fitime me 74 % në biznesin e saj të pajisjeve mobile. Kjo e përkthyer ndryshe në 20 % rënie të ardhurash. Samsung është përballur me konkurrencë në rritje të telefonëve me kosto të ulët nga prodhues kinez si Xiaomi. Apple gjithashtu është kthyer në të qenurit një rival i ashpër gjithashtu. Me debutimin e modeleve 4.7 inç iPhone 6 dhe 5.5 iPhone 6 Plus, Android nuk është vetmi lojtar madhor në këtë mes.

LEXO EDHE:  Chrome do të kujdeset për sigurinë e fjalëkalimeve tuaja

Për të shtyrë interesin për smartfonin e ardhshëm të kompanisë, Samsung ka raportuar se ka adoptuar një pseudonim për Galaxy S6 i quajtur Project Zero. Shumë pak dimë rreth Projektit Zero, por disa raporte sugjerojnë se Samsung do të rimodelojë dizajnin e telefonit nga hiçi.Vitin e shkuar, Samsung zbuloi Galaxy S5 në Kongresin Mobil Botëror në muajin shkurt dhe më pas lançoi telefonin në muajin prill. Pra nëse strategjia e kompanisë nuk ka ndryshuar, mund të presim lançimin e Galaxy S6 nga muajin shkurt i vitit të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>