Harduer

Publikohen foto jozyrtare të Galaxy Z Fold dhe Z Flip dy javë përpara debutimit

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Korrik 2022
Ende fotot nuk tregojnë nëse Fold 4 do të ketë të njëjtat karakteristika me modelin e kaluar siç është kamera selfie nën ekran apo një hapësirë për lapsin S Pen. Publikohen foto jozyrtare të Galaxy Z Fold dhe Z Flip dy javë përpara debutimit

Samsung premtoi që ti bëjë telefonët me ekrane me palosje një pajisje për masat dhe deri më sot më shumë njerëz kanë përqafuar formatin e ri.

Në fakt gjiganti i teknologjisë tha se më shumë konsumatorë po blejnë Galaxy Flip 3 në vend të modeleve flagship siç janë seritë Galaxy S.

Kompania pritet të zbulojë gjeneratën e re të Galaxy Z fold dhe Z Flip më 10 Gusht por ata që nuk duan të presin deri në momentin e fundit për të mësuar më shumë rreth telefonëve, insajderi i industrisë Evan Blass ka disa fotografi.

Ai postoi imazhet e Galaxy Z Flip dhe Z Flop në ngjyra të ndryshme dhe nga kënde të ndryshme. Mbështetur në këto imazhe, Z Flip 4 do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të rozë, blue, zezë dhe artë ndërsa Z Fold 4 në ngjyrë të zezë, gri të mbyllët dhe bezhë.

Në pamje të parë duken shumë të ngjashëm me gjeneratën aktuale. Ende fotot nuk tregojnë nëse Fold 4 do të ketë të njëjtat karakteristika me modelin e kaluar siç është kamera selfie nën ekran apo një hapësirë për lapsin S Pen.

Duke qenë se Galaxy Z Fold 3 ofron mbështetje për lapsin S Pen, është spekuluar se gjenerata e ardhshme do të ketë një vend për të siç kishte Galaxy Note dikur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung konfirmoin evenimentin Unpacked më 10 Gusht