Harduer

Publikohen foto të reja të Pixel 3 dhe 3 XL

Sep 19 2018
0 Shpërndarje
Telefoni i paraqitur në foto është i përafërt me të dhënat e raportuara në të kaluarën. Publikohen foto të reja të Pixel 3 dhe 3 XL

Javët e fundit flagshipët e ardhshëm të Google kanë qenë objekt spekulimesh dhe rrjedhjesh informacioni ndërsa i afrohemi aktivitetit që do të mbajë gjiganti i motorit të kërkimit në Tetor.

Ditën e Marte ishte sajti Holandez nieuwembobiel.ne i cili tregoi disa foto të Pixel 3 dhe 3 XL.

Telefoni i paraqitur në foto është i përafërt me të dhënat e raportuara në të kaluarën.

TË NGJASHME >

Kompania do të qëndrojë me një dizajn të përafërt me telefonët e vitit të kaluar.

Përtej fotove të publikuara, dimë thuajse çdo detaj të Google Pixel 3. Të dy sjellin veçori si kamera të përmirësuara, procesor Snapdragon 845, grafika Adreno 630, 4GB RAM.

Të dy telefonët vinë me Android 9 Pie.

Prezantimi i telefonëve pritet të bëhet në aktivitetin “Made by Google” më 9 Tetor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>