Harduer

Publikohen foto të telefonit të ardhshëm me palosje të Samsung

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Korrik 2020
0
Në Fold 2 boshti është akoma edhe më i mbyllur dhe i izoluar. Është më i madh dhe puthitet më të mirë me anët e telefonit. Publikohen foto të telefonit të ardhshëm me palosje të Samsung

Telefoni i ardhshëm me ekran që paloset i Samsung është detajuar plotësisht me një dizajn më të sofistikuar dhe një bosht palosjeje më të konsoliduar.

Fotot e publikuar nga Android Police tregojnë një Galaxy Fold i cili nuk e ka më prerjen e kamerave në pjesën e brendshme të ekranit të cilat janë zëvendësuar nga një kamër hole-punch.

Ndërsa ekrani i jashtëm zë pothuajse gjithë hapësirën duke eliminuar hendqet e mëdha. Megjithatë përmirësimi më i madh është boshti. Ishte pikërisht ky kompononent që kërkoi ndërhyrje në momentin kur Samsung e tërhoqi nga tregu smartfonin për shkak se papastërtitë po hynin në këtë hapësirë duke dëmtuar ekranin.

Në Fold 2 boshti është akoma edhe më i mbyllur dhe i izoluar. Është më i madh dhe puthitet më të mirë me anët e telefonit.

Telefoni vjen me teknologjinë 5G, që do të thotë se me shumë gjasa ka për të pasur procesorin më të fuqishëm të Qualcomm. Së fundi sipas raportit do të vijë me në variantet 256GB he 512GB. Ndërsa i afrohemi debutimit do të shohim akoma edhe më shumë detaje të rrjedhin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung ka gjetur një zgjidhje për skanerin ultrasonik