Harduer

Publikohen imazhe të telefonit të ardhshëm të Samsung, Galaxy C10

Publikuar , 29 Maj 2017
0
Galaxy C10 ka dy kamera të orientuara vertikalisht në pjesën e pasme, trup metalik dhe skaner të shenjave të gishtërinjve në butonin qëndror fizik "Home." Publikohen imazhe të telefonit të ardhshëm të Samsung, Galaxy C10

Samsung është pranë debutimit të telefonit të parë me konfigurim kamerash duale i cili do të quhet Galaxy C10. Falë imazheve të publikuara nga Pricebaba tashmë mund të shohim sesi ngjan telefoni i ardhshëm.

Galaxy C10 ka dy kamera të orientuara vertikalisht në pjesën e pasme, trup metalik dhe skaner të shenjave të gishtërinjve në butonin qëndror fizik “Home.”

Gjithashtu pjesë e tij është një portë kufjesh 3.5 mm dhe një portë USB Type-C shoqëruar nga një boks.

Butonat e ndezjes dhe volumit mund të gjenden në të djathtë të pajisjes ndërsa një tjetër buton mund të vihet re lehtësisht në anën e djathtë.

Kjo do të thotë se Galaxy C10 do të ketë asistentin dixhital të Samsung i cili debutoi me Galaxy S8 dhe S8 Plus.

Pricebaba pretendon se telefoni do të ketë ekran 5.5 inç, Snapdragon 660 dhe 6GB RAM. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shënjestra e radhës së Bashkimit Evropian janë platformat dhe publikuesit e video lojërave

Lajmet e fundit>