Lajmet

Publikohen pamjet e lojës Call of Duty: Advanced Warfare

Publikuar , 03 Maj 2014
0
Publikohen pamjet e lojës Call of Duty: Advanced Warfare

imagesPamje të shkurta, të cilat ishin planifikuar të lëshohen më 4 maj për të lajmëruar hollësi për versionin që është paraparë të lëshohet këtë vit për lojën Call of Duty, kanë dalë përpara datës së planifikuar. Loja e ardhshme Call of Duty do të titullohet zyrtarisht Call of Duty: Advanced Warfare dhe ka një datë të planifikuar të lëshimit, që është më 4 nëntor gjatë këtij viti.

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, Kevin Spacey do të luajë një rol të rëndësishëm në lojë. Dhe loja përmban po ashtu edhe rroba të reja të veçanta me aftësi të përmirësuara në kërcim, mundësia për të shkallëzuar ndërtesat dhe veturat që fluturojnë pak mbi tokë. (PC Albanian)

[youtube id=”sFu5qXMuaJU”]

LEXO EDHE:  AKEP bllokon aksesin në disa faqe online

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>