Harduer

Publikohen përsëri foto të Google Pixel 3 dhe Pixel 3 XL

Sep 25 2018
0 Shpërndarje
Fotot e reja provojnë ekzistenën e ngjyrës së zezë dhe të bardhë por asgjë më shumë nga çfarë kemi mësuar. Publikohen përsëri foto të Google Pixel 3 dhe Pixel 3 XL

Telefonët e shumëpritur Pixel 3 dhe Pixel 3 XL mund të jenë në mesin e flagshipëve më të spekuluar të vitit ku me dhjetëra herë kanë rrjedhur informacione e publikuar foto të tyre jozyrtare.

Kur kanë ngelur vetëm dy javë nga debutimi i tyre, edhe njëherë tjetër u publikuan foto të telefonëve nga WinFuture.

Fotot e reja provojnë ekzistencën e ngjyrës së zezë dhe të bardhë por asgjë më shumë nga çfarë kemi mësuar.

Përtej tyre, teleofni do të vijë me harduerin e një flagshipi i Snadragon 845, 4GB RAM dhe versionin stock të Android 9 Pie.

Diferenca më e dukshme mes Pixel 3 dhe Pixel 3 XL do të jetë “notch” tek ky i fundit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>