Harduer

Publikohen më shumë foto të OnePlus 6

Publikuar , 04 Maj 2018
0
Kjo është ajo që të gjithë presin nga një telefon Android i rangut të lartë. Ekrani mendohet të jetë 6-inç ndërsa kamera e pasme do të përbëhet nga dy sensorë, 20-megapiksel dhe 16-megapiksel. Publikohen më shumë foto të OnePlus 6

Ka pasur kaq shumë informacione të publikuara në lidhje me OnePlus 6, saqë nuk dihet çfarë i ka ngelur kompanisë të prezantojë ditën e debutimit.

Së fundi disa foto të reja janë publikuar të OnePlus 6 ku në njërën prej tyre shfaqen specifikat e hardueri të brendshëm.

Siç është zbuluar edhe më parë nga vetë ekzekutivi i kompanisë, telefoni vjen me Snapdragon 845, 8GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme.

Kjo është ajo që të gjithë presin nga një telefon Android i rangut të lartë. Ekrani mendohet të jetë 6-inç ndërsa kamera e pasme do të përbëhet nga dy sensorë, 20-megapiksel dhe 16-megapiksel.

Në disa foto të tjera të publikuara shfaqet OnePlus 6 krahas një iPhone 6 dhe ajo që bie në sy është fusha e zezë në krye të ekranit ku ruhen sensorët frontalë.

Telefoni prezantohet zyrtarisht më 16 Maj në Londër. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Netgear prezantoi një router të rangut të lartë 599 dollarësh

Tags >

OnePlus 6
Lajmet e fundit>