Lajmet

Publikohet kodi burimor i Windows XP

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Shtator 2020
0
Microsoft i dha fund mbështetjes për Windows XP në 2014-ën edhe pse kompania dërgoi një përditësim në 2017-ën pas sulmit WannaCry. Publikohet kodi burimor i Windows XP

Kodi burimor i Windows XP dhe Windows Server 2003 është publikuar online. Skedarët torrent të dy sistemeve operative janë publikuar në disa uebsajte gjatë javës.

Është hera e parë që kodi burimor i Windows XP publikohet edhe pse prej vitesh është shpërndarë në mënyrë private.

Materiali është konfirmuar legjitim dhe Microsoft ende nuk ka komentuar. Megjithatë rrjedhja e kodit me shumë gjasa nuk do të ketë ndonjë impakt as tek ato kompjuterë që kanë Windows XP.

Microsoft i dha fund mbështetjes për Windows XP në 2014-ën edhe pse kompania dërgoi një përditësim në 2017-ën pas sulmit WannaCry.

Edhe pse është hera e parë që kodi burimor i Windows XP publikohet, Microsoft ka një program të veçantë në bashkëpunim me qeveritë që jep akses të kontrolluar mbi kodin burimor dhe përmbajtje të tjera teknike.

Gjithashtu nuk është hera e parë që publikohet kodi i Windows sepse disa vite më parë afro 1GB informacion i kodit të Windows 10-ës u publikua online. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Office në iPad tani funksionon me maus dhe trackpad