Harduer

Publikohet një video dhe detajet e HTC 11

Publikuar , 15 Maj 2017
0
Vetë telefoni ka një dizajn minimalistik dhe të pastër me një pllakë metalike të pasme. Publikohet një video dhe detajet e HTC 11 Photo Source: HTC

Gjatë muajit Mars u raportua se telefonin më i mirë i HTC, modeli HTC 11, do të vinte më 20 Mars, datë e cila u hodh poshtë.

Sot specifikat e harduerit dhe një video e telefonit janë publikuar në internet kur na ndajnë vetëm pak ditë nga debutimi i HTC U 11. Pasardhësi i HTC 10 ka një harduer të respektuar:

  • Ekrani 5.5 inç 1440p
  • Procesor Qualcomm Snapdragon 835
  • 4GB RAM
  • 64GB memorje të brendshme, karta SD deri në 2 Terabajt
  • 2 megapiksel kamër të pasme, 15.8 megapiksel kamër frontale
  • Bateri 3,000 mAh, Bluetooth 4.2 dhe Android 7.1

Vetë telefoni ka një dizajn minimalistik dhe të pastër me një pllakë metalike të pasme. Shpresojmë që telefoni të bëjë hapa para dhe HTC të ketë një produkt të denjë për tu përballur me Samsung dhe Apple. /PCWorld Albanian

https://www.youtube.com/watch?v=asKndLYY18g

LEXO EDHE:  Publikohen imazhe jozyrtare të Galaxy S10, bie në sy ekrani i ri Infinity-O

Tags >

HTCHTC 11
Lajmet e fundit>