Harduer

Puna më e mirë e Inkjet-it HP: printimi në formate posteri

Publikuar , 06 Tetor 2009
0
Puna më e mirë e Inkjet-it HP: printimi në formate posteri

Kjo është një karakteristikë mjaft e volitshme për një biznes të vogël që ka nevojë të prodhojë parulla të thjeshta apo materiale të tjera promocionale. Dizajnerët grafikë dhe artistët gjithashtu kanë nevojë për këtë lloj fleksibiliteti në madhësinë e fletës.
Shqyrtoni gjithashtu problemin e çmimit: modelet laser për formate të mëdha që kemi analizuar kushtojnë mbi 2000 apo 3000$, krahasuar me 230$ në kohën e këtij shkrimi për Officejet 7000.

Të jetosh në format të madh

HP Officejet 7000 debuton në vendin e katërt – një shkallë nën kushëririn e tij pak më të vjetër e më të shtrenjtë, Officejet Pro K8600dn. Cilësia e Officejet 7000 na u duk pak më e mirë, por Officejet Pro K8600dn prej 350$ fiton me kapacitetin më të madh të letrës dhe dupleksimin automatik.
Të dy këta printerë janë të shpejtë – sidomos K8600dn, me një shpejtësi maksimale prej 13.8 faqesh në minutë (ppm) është një ndër më të shpejtët që kemi parë. Shpejtësitë e tyre në grafikë janë gjithashtu mjaft të mira. Kini parasysh që ne testojmë vetëm letër në format standard; sipërfaqja e një tabloidi është katër herë më e madhe dhe teorikisht, do të duhet katër herë më shumë kohë për ta printuar.
Një faqe më e madhe do të thotë më shumë bojë, por këta printerë nuk do t’ju marrin një pasuri për këtë. Bojërat e modelit 7000 janë më të lira se të zakonshmet, me 4.8 cent për një faqe standarde me tekst dhe 14.7 cent për një faqe me të katërta ngjyrat (bazuar në njësitë matëse të industrisë). Bojërat e K8600dn kushtojnë akoma më pak: 2.8 cent për tekstin dhe 8.1 cent për ngjyrat. Dhe bojërat me efiçencë të lartë kushtojnë vetëm 1.7 cent për tekstin dhe 6.3 cent për ngjyrat – duke e bërë K8600dn mjaft konkurrues me modelet me laser.

Përse ta marrësh gjerë?

Për këdo që kërkon fleksibilitet printimi, formati i gjerë është drejtimi i duhur. Officejet 7000 i HP-së jua mundëson këtë format me një çmim të pranueshëm për këdo. Megjithëse Officejet K8600dn kushton më shumë se 7000, ai gjithashtu ju jep më shumë, përfshirë bojëra të shkëlqyera dhe menaxhim më të mirë të letrës. Me një nga këto njësi bashkuar me një printer laser monokrom, mund të jeni gati pothuajse për gjithçka.

LEXO EDHE:  Fotot e para të Galaxy Note 10 zbulojnë ekranin gjigand

Lajmet e fundit>