Biznes

Punësimi në sektorin e teknologjisë rritet me 23%

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Prill 2021
Nuk ka një studim konkret që të vlerësojë ndikimin, por një vlerësim i Sekretariatit të Këshillit të Investimeve sipas të dhënave të përpunuara prej tij nga baza që i është dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve del në përfundimin se një zhvillim i përgjithshëm në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit është vënë re gjatë dy viteve pasardhëse. Punësimi në sektorin e teknologjisë rritet me 23%

Një stimul fiskal i dhënë në vitin 2017 përmes paketës së atij viti, që ulte tatimfitimin nga 15% në 5% për prodhimin e software nuk dihet ende se çfarë ndikimi ka pasur në ekonomi.

Nuk ka një studim konkret që të vlerësojë ndikimin, por një vlerësim i Sekretariatit të Këshillit të Investimeve sipas të dhënave të përpunuara prej tij nga baza që i është dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve del në përfundimin se një zhvillim i përgjithshëm në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit është vënë re gjatë dy viteve pasardhëse. Kjo shihet si për sa u përket termave të punësimit, ashtu edhe zgjerimit të numrit të kompanive të këtij profili në ekonomi. Ndikimin e stimulit KI-së e kanë konfirmuar edhe bizneset e sektorit.

“Masat dhe stimujt fiskalë për të mbështetur inovacionin dhe TIK. Në Paketën Fiskale 2017 u parashikua një ulje e tatimfitimit të personave juridikë që operojnë në fushën e “prodhimit të softwaers” nga 15% në 5%. Stimuli u krijua në kuadrin e stimujve sektorial fiskalë dhe si një instrument për të mbështetur dhe për të mbajtur kapacitetet intelektuale brenda vendit, si një faktor kryesor për zhvillimin teknologjik dhe ekonomik. Edhe pse mjaft i vlerësuar nga biznesi, ende nuk ka ndonjë publikim zyrtar të ndikimit të tij në rritjen e sektorit të TIK.

Sipas të dhënave të marra nga DPT, konstatohet një rritje e numrit të kompanive të regjistruara në sektorin e TIK me 46% nga viti 2018 në 2019, duke sjellë një rritje prej 12% të aktivitetit ekonomik dhe 23% në numrin e të punësuarve. Ndikimi i këtij stimuli fiskal u konfirmua gjithashtu edhe gjatë konsultimit tonë me përfaqësuesit e biznesit gjatë periudhës shkurt – mars 2021” thuhet në raportin e sekretariatit.

LEXO EDHE:  Krijuesi i Ethereum tashmë është një miliarder

Një tjetër element që sjell në vëmendje ky i fundit është ndikimi që mund të japë Plani Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Infrastrukturës Digjitale Broadband 2020-2025 ku përmendet edhe teknologjia 5G. Dokumenti sipas KI njeh rëndësinë e TIK dhe transformimit dixhital në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik.

“Për këtë qëllim, infrastruktura me bandë të gjerë me shpejtësi të lartë konsiderohet si përparësi kryesore midis premisave për mbështetjen e TIK, dixhitalizimit dhe inovacionit në vend. Plani parashikon 3 objektiva strategjikë: (1) Zhvillimi i qëndrueshëm i infrastrukturës Broadband; (2) Reduktimi i ndarjes dixhitale dhe ofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse të Broadband; (3): Kërkesa në rritje për zhvillimin e ekonomisë dixhitale dhe një shoqërie Gigabit.

Këto objektiva ndahen më tej në objektiva dhe afate specifike për periudhën 2020-2025, ndër të cilat vihet re: Deri në fund të vitit 2025, një qytet i madh, korridoret kryesore të transportit dhe vendet strategjike, që do të mbulohen nga lidhja 5G. Duke marrë në konsideratë investimet e mëdha të kërkuara për zbatimin e tij, plani parashikon modele të ndryshme financimi të përdorura për infrastrukturën me bandë të gjerë që përfshin fonde publike dhe private” thuhet në raport./ N.Maho