Lajmet

Punëtorët e Telekomit serb gjobitën nga Policia e Kosovës

Publikuar , 14 Maj 2010
0
Punëtorët e Telekomit serb gjobitën nga Policia e Kosovës

Komandati i stacionit policor në Graqanicë, Bratisllav Gërbiq ka deklaruar për agjencionin Beta se pesë punëtorë të Telekomit si gjobë kanë paguar nga 502 euro.

Pas marrjes treorëshe në pyetje, pesë punëtorët e Telekomit, një nga Graçanica dhe katër të tjerë nga Beogradi, janë liruar, por me obligim që të paraqiten të enjten në polici. Ata këtë edhe e kanë bërë.

Punëtorët e përmendur janë arrestuar të mërkurën me urdhër të qendrës së Policisë së Kosovës, sepse siç u është thënë, “askush nuk bën të paraqitet në vendin e shtyllave apo afër shtyllave të antenave në fshatin Badovc në afërsi të Graçanicë”.

LEXO EDHE:  Lego i përgjigjet telefonëve me ekrane me palosje të Samsung dhe Huawei

Lajmet e fundit>