Lajmet

Punëtorët e PTK-së protestojnë kundër privatizimit

Publikuar , 26 Korrik 2010
0
Punëtorët e PTK-së protestojnë kundër privatizimit

Punonjësit e Post-Telekomit të Kosovës janë mbledhur para ndërtesës kryesore të Postës dhe më pas kanë filluar marshin e tyre protestues qendrës së Prishtinës, për të vazhduar deri tek Kuvendi i Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Milazim Alishiqi ka deklaruar se qëllimi i saj është bartja e mesazhit tek ligjvënësit kosovarë që të mos e miratojnë Strategjinë për Privatizim të PTK-së.Sindikalistët u kanë bërë thirrje deputetëve të mos e votojnë këtë strategji, për shkak se Kosova do të humbet një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave për buxhetin e vendit.

Gjatë marshit protestuesit mbanin në duar pankarta, ku kundërshtohej privatizimi i PTK-së dhe u bëhej thirrje edhe ligjvënësve që të kundërshtojnë këtë privatizim; “Deputet të Republikës së Kosovës thuani jo aprovimit për privatizimin e PTK-së”, “Duam referendum, duam ligj të veçantë për PTK”, “Si do të arsyetohemi para gjeneratave të reja, çka mbeti pa u shitur?”, “Kuvend ndal privatizimin dhe pankarta tjera.

Alishiqi është shprehur se privatizimi i kësaj ndërmarrje do të sjellë vetëm humbje për buxhetin e Kosovës dhe varfëri në vend. Ai ka thënë se privatizimi i kësaj ndërmarrjeje do t’i shkaktojë dëme të mëdha Kosovës, sidomos me këtë zhvillim ekonomik që është tani.

LEXO EDHE:  Adobe Lightroom rrit cilësinë e imazheve duke përdorur inteligjencën artificiale

Lajmet e fundit>