Lajmet

Punimi shkencor i studentit të UBT-së, u zgjodh ndër më të mirët në konferencën “Teknologjia që punëson”

Publikuar , 22 Maj 2017
0
Ky aktivitet u zhvillua nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike e Shqipërisë, në bashkëpunim me UBT-CERT, në kuadër të Javës së Shkencës, që po mbahet në Shqipëri. Punimi shkencor i studentit të UBT-së, u zgjodh ndër më të mirët në konferencën “Teknologjia që punëson” Photo Source: UBT

Punimi shkencor i Edi Bushatit, student i Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, u zgjodh në mesin e punimeve më të mira në konferencën studentore “Teknologjia që punëson”, të mbajtur në Tiranë të Shqipërisë.

Krahas Bushatit, në këtë aktivitet fitues u zgjodhën edhe Hristo Miho nga Universiteti Metropolitan i Tiranës, Enxhi Kreshpa nga Universiteti Politeknik i Tiranës, Ledia Maleqka dhe Rrezarta Meni nga Universiteti i Tiranës, të cilët fituan bursa të plota studimi, si dhe do ta kenë edhe mundësinë për të qenë të pranishëm në shkollën verore në Pragë, e mundësuar nga NATO, me të gjitha shpenzimet e mbuluara.

Në këtë konferencë, UBT u përfaqësua nga menaxheri i UBT-CERT, njëherësh ishte edhe anëtar i jurisë për përzgjedhjen e punimeve më të mira të studentëve, Atdhe Buja, si dhe nga një grup i studentëve të SHKI-së.

Ky aktivitet u zhvillua nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike e Shqipërisë, në bashkëpunim me UBT-CERT, në kuadër të Javës së Shkencës, që po mbahet në Shqipëri.

Në fund të këtij aktiviteti, pjesëmarrësit u shpërblyen me certifikata pjesëmarrjeje.

LEXO EDHE:  Dell përditëson laptopët e lojërave të serive G dhe Alienware me grafikat e reja NVIDIA

Lajmet e fundit>