Biznes

Punonjësi kishte evituar humbje financiare duke përdorur informacionet e brendshme të Apple

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Shkurt 2019
0
Levoff akuzohet për përdorimin e pozitës së tij për të tregtuar ilegalisht aksionet e Apple. Levoff ishte pjesë e komitetit përgjegjës për vlerësimin e raporteve financiare përpara se të publikoheshin. Punonjësi kishte evituar humbje financiare duke përdorur informacionet e brendshme të Apple

Komisioni i Bursave dhe Letrave me vlerë në SHBA paditi Gene Daniel Levoff i cili kishte shërbyer i drejtor i ligjit korporativ pranë kompanisë deri në Shtator të 2018-ës.

Levoff akuzohet për përdorimin e pozitës së tij për të tregtuar ilegalisht aksionet e Apple.

Levoff ishte pjesë e komitetit përgjegjës për vlerësimin e raporteve financiare përpara se të publikoheshin.

SEC thotë se ai ka përdorur informacione jopublike të marra si pjesë e komitetit për të informuar tregtarët me të cilët shkëmbente aksionet.

Në Korrik të 2015-ës ai mësoi se Apple nuk do të arrinte dot parashikimet e shitjeve të iPhone. Mes 17 Korrikut dhe 21 Korrikut kur Apple publikoi raportin financiar ai shiti thuajse të gjithë stokun e tij për 10 milionë dollarë.

Kur lajmet u bënë publike, aksionet e Apple ranë me 4% dhe Levoff i kishte kursyer vetes 345,000 dollarë.

SEC thotë se gjatë viteve 2011 dhe 2012 Levoff kishte fituar 245 mijë dollarë nga një skemë ndërsa përgjatë 2015-2016-ës kishte evituar humbje prej 382 mijë dollarësh.

Apple pushoi nga puna Levoff vitin e kaluar pas bëri një hetim të brendshëm në përgjigje të kontakteve nga autoritetet. Gjatë karrierës së tij pranë Apple ai ishte një prej personave përgjegjës që duhet të mbikëqyrte punonjësit nëse shkelnin rregulloren e brendshme të tregtimit.

SEC kërkon që Levoff të paguajë shumën e parave që ka fituar përgjatë pesë viteve së bashku me penalitetin që është sa trefishi i atyre që ka fituar.

Prokurori i Nju Xhersit ka kërkuar 20 vite burg dhe gjobë prej 5 milionë dollarësh ndaj Levoff. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tesla zëvendëson Elon Musk me një femër

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>