Lajmet

Punonjësit e kompanisë Microsoft e quajnë sistemin Windows 8 si “Vista i ri”

Publikuar , 18 Janar 2014
Punonjësit e kompanisë Microsoft e quajnë sistemin Windows 8 si “Vista i ri”

Është treguar që nuk do të ishte e drejtë të krahasohet Windows 8 me Vista, pjesërisht për shkak se Vista urrehej në masë të madhe nga shumë përdorues të Windows-it, ndërsa Windows 8 është duke polarizuar.

Me fjalë të tjera, edhe pse Microsoft-i dëshiron që më tepër njerëz të pëlqejnë sistemin Windows 8, kjo ndërmarrje mund të ngushëllohet me faktin që platforma e re ka një numër të përdoruesve të pasionuar.

Sidoqoftë, Paul Thurrott thotë që kjo nuk është mënyra se si Microsoft-i është duke i shikuar gjërat brenda godinave të saj.

Në fakt, Thurrott thotë që punëtorët e kompanisë Microsoft janë duke iu referuar sistemit Windows 8 si “Vista i ri” që tregon një pranim që platforma nuk ka arritur qëllimet e veta për të zgjuar interesim në PC-të dhe ka nevojë për disa ndryshime serioze.

Në një cicërimë në Twitter, Thurrot shpjegon që shikimi që Microsoft e ka nga brenda është që Windows 8 ka qenë të paktën aq i keq sa Vista sa i përket shitjeve dhe pranimit në treg duke shtuar që Vista madje mund të ishte shitur më mirë se sa Windows 8 kur ishte në këtë pikë në ciklin e jetës së vet.

Dhe siç duket Microsoft-i duhet të bëjë shumë punë përpara se të bëjë lëshimin e versionit të ardhshëm Windows 9 vitin e ardhshëm, sepse mendimi që një version i sistemit Windows i bazuar më tepër në prekje nuk arriti të gjallërojë shitjet e PC-ve. (PCWorld Albanian)

windows-8-1-computer

LEXO EDHE:  Pas Apple edhe Microsoft po ndërton çipet e vet