Lajmet

Punonjësit e Snapchat kanë përgjuar përdoruesit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Maj 2019
0
Nuk dihet sesa i përhapur ka qenë abuzimi me këtë mjet por një punonjës mësohet të ketë thënë për Motherboard se abuzimi ka ndodhur “disa herë” brenda kompanisë. Punonjësit e Snapchat kanë përgjuar përdoruesit

Një bombë e vërtetë ka rezultuar një raport i Motherboard i cili thotë se disa departamente të Snapchat mund të shikonin vendndodhjen e përdoruesve, snapet e ruajtura, numrat e telefonit dhe adresat e e-maileve të përdoruesve duke përdorur një mjet të brendshëm quajtur SnapLion.

Nuk dihet sesa i përhapur ka qenë abuzimi me këtë mjet por një punonjës mësohet të ketë thënë për Motherboard se abuzimi ka ndodhur “disa herë” brenda kompanisë.

Motherboard ka komunikuar me të paktën katër punonjës të cilët kanë verifikuar ekzistencën e SnapLion. Dy ish punonjës thanë se abuzimi me SnapLion ka ndodhur disa herë vitet e fundit por nuk dihet nëse po ndodh edhe sot.

Sipas raportimeve punonjësit kanë aksesuar informacionet jo pse autoritetet apo agjencitë ligjzbatuese ua kanë kërkuar.

Shqetësues është fakti sesa lehtë punonjës të departamenteve të ndryshme kanë mundur të përdorin SnapLion për qëllime të brendshme. Megjithatë situata të tilla nuk janë diçka e re për industrinë.

Vitinë e kaluar Facebook pushoi nga puna një inxhinier i cili kishte përdorur të dhëna personale për të ngacmuar femra. Përdorimi i “God View” i cili zbulonte vendndodhjen e përdoruesve të Uber çoi në hapjen e një hetimi nga Prokurori i Nju Jorkut. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Slack blen nga Atlassian aplikacionet Stride dhe Hipchat

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>