Vladimir Putin akuzon Shtetet e Bashkuara për sulmin global kibernetik i cili ka prekur mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën që nga dita e Premte.
Sulmi ka vijuar ditën e sotme duke prekur mijëra kompjutera në Kinë dhe Japoni ditën e sotme.
Putin tha se Rusia nuk ka të bëjë fare me këtë sulm dhe akuzoi SHBA-të për krijimin e një mjet hakimi i cili prek kompjuter me sistemin operativ Windows.
“Maluerët e krijuar nga agjencitë e inteligjencës herët apo vonë do të ktheheshin në kurriz të krijuesve të tyre,” tha Putin gjatë një deklarate për mediat në Pekin.
Ai shtoi se liderët e botës duhet të diskutojnë çështjet e sigurisë kibernetike me seriozitetin dhe vullnetin më të lartë politik.
Autoritetet janë të frikësuara se një valë e dytë e sulmit do të godasë kompjuterat në mbarë botën ditën e sotme ndërsa njerëzit rikthehen në vendet e punës.
WannaCry Ransomware, i cili qëndron në zemër të sulmeve, bllokon kompjuterat e përdoruesve duke u kërkuar atyre haraç prej 300 dollarësh në Bitcoin në mënyrë që tu rikthehet qasja. Të premten u goditën mbi 200,000 kompjutera. /PCWorld Albanian