Rusia do të ndërtoi një sajt të ri online për enciklopedinë e saj kombëtare pasi Presidenti Rus Vladimir Putin tha se Wikipedia nuk është burim i besueshëm informacioni dhe duhet të zëvendësohet.
Enciklopedia e re do të bëjë të mundur që njerëzit të gjejnë informacione të besueshme të cilat përditësohen në mënyrë të vazhdueshme mbështetur në burime të verifikuara shkencërisht tha qeveria Ruse.
Muajin e kaluar Putin propozoi zëvendësimin e Wikipedia me një version të Enciklopedisë së Madhe Ruse.
Në 2015 Rusia bllokoi versionin Rus të Wikipedia për një artikull i cili përmbante informacione rreth kanabisit. Moska në muajt e fundit ka prezantuar edhe kontrolle më të ashpra për internetin e madje duke e shkëputur pjesërisht nga infrastrukturat e huaja.
Portali i ri do ti kushtojë Rusisë 31 milionë dollarë. Qeveria gjithashtu premtoi të lançojë një qendër për kërkim kombëtar dhe edukim për Enciklopedinë e Madhe Ruse, pasuesja e Enciklopedisë Sovjetike. /PCWorld Albanian