Blog

Putin fton Biden në debat në internet

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Mars 2021
Duke folur në televizionin shtetëror zoti Putin, tha se ai ishte i gatshëm të diskutonte rreth marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara si dhe çështje të tjera të tilla si konfliktet rajonale. Putin fton Biden në debat në internet

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha të enjten se ishte gati të zhvillonte bisedime publike në internet me Presidentin amerikan Joe Biden të premten ose të hënën.

Duke folur në televizionin shtetëror zoti Putin, tha se ai ishte i gatshëm të diskutonte rreth marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara si dhe çështje të tjera të tilla si konfliktet rajonale.

Presidenti rus tha se do të urdhërojë ministrinë e tij të jashtme të përgatisë bisedimet. Deklaratat e zotit Putin vijnë një ditë pasi Presidenti Biden tha se ai mendonte se udhëheqësi rus ishte një vrasës, komente që vijnë mes marrëdhëniesh jo të mira mes Moskës dhe Uashingtonit që kanë shënuar një nivel të ri të ulët që pas Luftës së Ftohtë.

Më herët të enjten Presidenti rus Vladimir Putin tha se komentet e Presidentit amerikan Joe Biden pasqyrojnë sipas tij problemet që Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht apo kanë patur në të shkuarën.

Këtë javë Presidenti amerikan Biden u pyet gjatë një interviste nëse ai mendonte se zoti Putin ishte vrasës dhe ai u përgjigj: “po e mendoj”.

I pyetur në lidhje me komentin e zotit Biden gjatë një telekonference me rastin e përvjetorit të aneksimit të Krimesë nga Rusia, zoti Putin tha se ato pasqyronin historinë e trazuar të vetë Shteteve të Bashkuara.

LEXO EDHE:  Hakerët Rusë kanë sulmuar hulumtuesit e vaksinës së koronavirusit