Blog

Putin mëson nga Kina, kërkon krijimin e një “Firewalli të Madh” në Rusi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Mars 2019
0
Gjithashtu propozon krijimin e një regjistri kombëtar domainesh që do të lejonte një intranet lokal të operonte edhe sikur Rusia të shkëputet nga interneti global. Putin mëson nga Kina, kërkon krijimin e një “Firewalli të Madh” në Rusi

Një projektligj i cili pritet të miratohet nga ligjvënësit Rusë mund ti japë autoriteteve më shumë kontroll mbi aksesin në internet.

I ashtuquajturit “Internet Sovran”, projektligji ka për qëllim të krijojë një qendër të centralizuar ku zyrtarët e lartë mund të menaxhojnë informacionin që hyn dhe qarkullon në vend.

Gjithashtu propozon krijimin e një regjistri kombëtar domainesh që do të lejonte një intranet lokal të operonte edhe sikur Rusia të shkëputet nga interneti global.

Presidenti Rus Vladimir Putin është një prej zëra më të fortë në mbështetje të këtij projekti të cilin e shef si një përgjigje mbrojtjeje ndaj strategjisë kibernetike që SHBA-të adoptuan vitin e kaluar.

Kjo strategji lejonte disa agjenci Amerikane të ndërmerrni masa ofensive ndaj disa vendeve. Për shembull, Cyber Command, vitin e kaluar shkëputi internetin për një agjenci Ruse me lidhje të afërta me Kremlinin.

Megjithatë analistët në perëndim thonë se projektligji mund të përdoret për të nënshtruar pakënaqësinë dhe revoltën civile brenda kufijve të Rusisë më shumë sesa ti kundërpërgjigjet sulmeve të huaja.

Kur protesta shpërthyen në Tetor në rajonin e Kaukazeve Veriore, zyrtarët detyruan kompanitë të ndërpresin aksesin e internetit celular në rajon për dy javë.

Kremlini nuk kishte në duar një mundësi të tillë që ta bllokonte vetë. Edhe vende të tjera kanë aplikuar sistem të ngjashme kontrolli. Shembulli më konkret është Kina dhe Firewalli i Madh ku vendi komunist kontrollon me rreptësi çdo informacion që qarkullon brenda kufijve.

Gjithashtu ka pasur disa raporte se Rusia dëshiron të testojë shkëputjen nga interneti global për pak orë këtë Pranverë. Megjithatë Bloomberg thotë se ky testim është teknikisht i pamundur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fiona Meqa: Intervistë me Yllin në Ngritje të edicionit të 7-të të ICT Awards

Tags >

internet
Lajmet e fundit>