Blog

Putin ndalon përdorimin e rrjeteve virtuale private VPN në Rusi

Publikuar , 31 Korrik 2017
0
Shefi i Duma-s për politikat e informacionit tha se ligji nuk synon të imponojnë kufizim të lirive të qytetarëve por vetëm për të bllokuar përmbajtje të jashtligjshme Putin ndalon përdorimin e rrjeteve virtuale private VPN në Rusi

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin miratoi një ligj i cili ndalon përdorimin e teknologjive të cilat mundësojnë qasjen në uebsajte të bllokuara në Rusi, shkruante uebsajti qeveritar ditën e Dielë.

Ligji, tashmë i aprovuar nga Duma, dhoma më e ulët e parlamentit, do të ndalojnë përdorimin e rrjeteve private virtuale (VPN) dhe teknologjive të ngjashme të njohura si anonimizues me të cilat përdoruesit shfletojnë në internet duke fshehur identitetin.

Ligji i ri hyn në fuqi më 1 Nëntor. Shefi i Duma-s për politikat e informacionit tha se ligji nuk synon të imponojnë kufizim të lirive të qytetarëve por vetëm për të bllokuar përmbajtje të jashtligjshme shkruan agjencia ruse e lajmeve RIA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  A është ky telefoni i dytë me ekran me palosje që Samsung do të prezantojë?

Tags >

RusiaVPN