Blog

Putini e konsideron internetin kërcënim të madh po për vete përdor Windows XP

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Dhjetor 2019
0
Fotot e publikuara nga Kremlin Press Service, padashje zbuluan se kompjuteri i tij ka një version të vjetëruar të Windows. Putini e konsideron internetin kërcënim të madh po për vete përdor Windows XP

Presidenti Rus Vladimir Putin duhet të përditësojë sistemin operativ në kompjuterin e tij ose për ndryshe mund të përfundojë viktimë e hakerëve.

Fotot e publikuara nga Kremlin Press Service, padashje zbuluan se kompjuteri i tij ka një version të vjetëruar të Windows.

Ato tregonin Putin me Windows XP, një sistem operativ që Microsoft nuk e përditëson më që prej 2014-ës duke e bërë vulnerabël ndaj hakimit.

Rreziku nuk është aspak teorik sepse në 2017-ën një sulme me ransomware infektoi 20,000 viktima të cilët përdornin Windows XP.

Pavarësisht këtyre problemeve dhe rreziqeve që bart përdorimi i Windows XP, ai mbetet i treti më popullor në botë. Edhe uebsajti Rus i lajmeve Open Media konfirmoi përdorimin e Windows XP nga kompjuteri i Putin.

Ky i fundit është mosbesues ndaj internetit dhe qasja e tij po shndërrohet në ligj në Rusi. Në Maj ai nënshkroi një draft i cili do të krijonte internetin Rus të shkëputur prej atij botëror. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft shtyn debutimin e sistemit operativ të shumëpritur