Harduer

Qantë transparente për fotografim të lehtë edhe në shi

Publikuar , 01 Korrik 2010
0
Qantë transparente për fotografim të lehtë edhe në shi

E për të ruajtur aparatin dhe për të qenë të gatshëm për fotografim në çdo moment, ky element shtesë që po shihni në imazh do të ruaj DSLR-në tuaj për bukuri dhe do ta mbajë të terur, në mënyrë që ju të kapni imazhe edhe kur bie shi.

Qanta transparente DSLR ka madhësi të mjaftueshme për të futur shumicën e modeleve DSLR që kanë dimensione deri në 270 mm me 215 mm me 150 mm, dhe që veçohen me një thjerrëz që mund të ketë dimension prej 80 mm me 85 mm.

Momentalisht Qanta Transparente DSLR ofrohet vetëm në Japoni, për rreth 22 dollarë por pritet që të depërtojë edhe në tregjet tjera.

LEXO EDHE:  Kufjet wireless të Samsung do të jenë më të mira falë kësaj teknologjie

Lajmet e fundit>