Analiza

Qarkullimi i të dhënave mobile po vazhdon të thyej rekorde

Publikuar , 09 Nëntor 2010
0
Qarkullimi i të dhënave mobile po vazhdon të thyej rekorde

Sharma ka parashikuar se përdorimi i të dhënave mobile do të tejkalojë 1 ekzabajt, apo një miliard gigabajt, deri në fund të vitit 2010, dhe këto janë të dhënat që do të vlejnë vetëm e vetëm për tregun Amerikan, kurse sa do të jetë sasia e përdorimit të të dhënave mobile anembanë botës vetëm mund ta imagjinoni.  Përfituesit më të mëdhenj këtu janë prezantuar AT&T dhe Verizon, dy prej të cilëve në kombinim kanë 70 për qind të të hyrave nga shërbimet e të dhënave mobile.

E tëra kjo që u prezantua nënkupton të hyra të shumta për operatorët mobil. Vetëm në çerekun e tretë në SHBA, të hyrat nga shërbimet mobile të të dhënave kanë arritur në 14 miliard dollarë, duke përfaqësuar në këtë mënyrë një rritje prej 25 për qind prej viti në vit në shkallën e rritjes së tregut të të dhënave. Dhe me tablet dhe e-lexues që po shfaqen me role të fuqishme në fuqizimin e të hënavee mobile, të gjitha këto shifra ka gjasa të arrijnë në hapa edhe më të lartë. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Ku ndryshon Windowsi 32-bit nga 64-bit?

Lajmet e fundit>