Lajmet

Qendra amerikane për kujdes shëndetësor kërkon ndryshimin e fjalëkalimeve pas vrimës HeartBleed

Publikuar , 20 Prill 2014
0
Qendra amerikane për kujdes shëndetësor kërkon ndryshimin e fjalëkalimeve pas vrimës HeartBleed

A boy waits in line at a health insurance enrollment event in Cudahy, CaliforniaAmerikanët me llogari në uebfaqen e sigurimit shëndetësor të presidentit Obama, HealthCare.gov, e kishin marrë si këshillë ndryshimin e fjalëkalimeve të tyre për t’i mbrojtur kundër vrimës “Heartbleed”, thuhet në një postim të bërë gjatë të shtunës në këtë faqe.

Paralajmërimi shënon pasojat më të fundit nga vrima e përhapur e sigurisë, e cila doli në shesh këtë muaj që iu mundëson hakerëve të vjedhin të dhëna online pa lënë gjurmë. Kompanitë e shumta si Amazon e Google janë detyruar që të ndërmarrin hapa për t’u mbrojtur kundër “Heartbleed-it”.

Një mesazh në Healthcare.gov thotë që përdoruesit që e kanë vizituar faqen duhet të krijojnë një fjalëkalim të ri për t’iu qasur llogarive të tyre. “Derisa nuk ka ndonjë indikacion që informacionet personale janë rrezikuar, ne kemi marrë hapa për të adresuar problemet e “Heartbleed-it” dhe ndryshojmë fjalëkalimet e konsumatorëve për të shtuar mjaftueshëm masat e kujdesit,” thuhet në porosinë e postuar gjatë të shtunës.

Sipas Fondacionit për Liri Elektronike, vrima e sigurisë “Heartbledd” është një “vrimë katastrofike” që besohet të ketë prekur dy nga çdo tre serverë të uebit. HealthCare.gov, që është një qendër e sigurimit shëndetësor për 36 shtete që kanë kërkuar të formohet një qendër e tillë shtetërore, ishte krijuar nën ligjin e nënshkruar nga Obama për kujdesin shëndetësor, Dekreti i Kujdesit të Përballueshëm dhe Mbrojtës të pacientit 2010.

Vrima “Heartbleed” mund të shfrytëzoj një keqfunksionim në programin që përdoret shumë në enkriptimet në ueb, i njohur si OpenSSL. Ai nuk ka prekur vetëm korporatat. Agjencia për grumbullimin e taksave nga Kanadaja tha gjatë këtij muaji që informacionet private të qindra njerëzve janë kompromentuar pasi që hakerët kanë shfrytëzuar vrimën “Heartbleed”. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  "Nobeli" i teknologjisë shkoi për tre pionerë të inteligjencës artificiale

Lajmet e fundit>