Lajmet

Qendra e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit në Universitetin e Prishtinës thirrje startupeve për tu bërë pjesë e Programit të Inkubimit VentureUP

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Mars 2020
0
Në fazën e para-inkubimit startupet do të marrin Trajnime në business skills, Konsultime të vazhdueshme në VentureUP, Coaching, Sesione informuese nëpër fakultete, Folës/mysafirë nga industritë e ndryshme. Qendra e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit në Universitetin e Prishtinës thirrje startupeve për tu bërë pjesë e Programit të Inkubimit VentureUP

Qendra e Ndërmarrësisë dhe Innovacionit në Universitetin e Prishtinës VentureUP në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe European Union in Kosovo lançuan Programin e Inkubimit të Startupeve.

Ky program do të ofrojë trajnime të specializuara, hapësirë pune, laptopë, mentorim dhe mbështetje financiare deri në 10,000 euro për startupet që bëhen pjesë.

Ky program përbëhet nga dy faza: faza e Para-Inkubimit & Inkubimit.

Në fazën e para-inkubimit startupet do të marrin Trajnime në business skills, Konsultime të vazhdueshme në VentureUP, Coaching, Sesione informuese nëpër fakultete, Folës/mysafirë nga industritë e ndryshme.

Programi i Para-Inkubimit është i dizajnuar të ndihmojë kandidatët që të përgatiten për aplikim për inkubator, po ashtu edhe për pjesëmarrje të plotë në Programin e Inkubimit. Gjatë kësaj faze, kandidatët do të mund të marrin pjesë në trajnimin 10-ditor rreth shkathtësive në biznes ku ata do të mësojnë rreth: gjenerimit të ideve, validimit të idesë, hulumtimit të tregut, hulumtimit të konkurrencës, buxhetit të kërkuar për investime, etj.

Në fazën e inkubimit startupet do të përfitojnë trajnim për krijim të modelit te biznesit & financiar, trajnim për përgaditje për investim & prezentim, mbikëqyrje/udhëzim dhe mentorim, networking me investitorë, investim fillestar hapësira pune, pajisje dhe software.

Për tu bërë pjesë e këtij programi duhet të jeni studentë ose të diplomuar të Universitetit të Prishtinës dhe startupi të mos jetë biznes i regjistruar.

Nga të gjitha aplikacionet e pranuara, Komisioni Vlerësues do të përzgjedh deri 20 aplikantë të cilët do të ftohen për intervista, prej të cilëve, 10 ekipe do të vazhdojnë zhvillimin e ideve të tyre të biznesit si pjesë e Inkubatorit. Qëllimi i kësaj faze të programit është të ndihmoj ekipet e kualifikuara të përgatiten për investime.

LEXO EDHE:  Chrome eksperimenton me jetëgjatësinë e baterisë

Në fund të programit të Inkubimit, ekipet/startup-et të cilët kanë përfunduar me sukses programin e Inkubimit ftohen të marrin pjesë në Garën Finale që të përfitojnë Investimin fillestar.

Fituesi i vendit të parë do të përfitojë deri në 10,000 euro, vendi i dytë deri në 5,000 euro dhe vendi i tretë deri në 2,500 euro.

Aplikimet në këtë program janë të hapura deri më 31 Mars 2020 dhe mund të regjistrohet duke vizituar këtë lidhje: http://venture-up.org/call-for-startups/