Lajmet

Qendra Laboratorike ICTSlab organizon për fëmijët 7-14 vjeç ICT Summer Bootcamp

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Maj 2019
0
Qendra Laboratorike ICTSlab organizon për fëmijët 7-14 vjeç ICT Summer Bootcamp

Pavarësisht nëse vini nga bota e kompjuterit apo nga një fushë krejt tjetër, bootkampet në fushën e teknologjisë ju japin disa avantazhe të cilat klasat tradicionale mësimore nuk ua ofrojnë dot.

Tradicionalisht kurrikulat shkollore i japin prioritet teorisë mbi praktikën. Ora mësimore të dedikuara rreth robotikës, programimit apo komunikimit janë të rralla. Prandaj bootkampet janë një mundësi e artë për fëmijët por edhe të rriturit që të përfitojnë disa aftësi që shkolla nuk u jep dot nga aftësi teknike tek aftësi si vetëbesimin, pozitiviteti dhe shprehitë komunikuese.

Qendra më re laboratorike në qytetin e Tiranës ICTSlab e cila përgatit të rinjtë për sfidat e shekullit 21 organizon për fëmijët e moshave 7 deri në 14 vjeç, bootkampin veror ICT Summer Bootcamp përgjatë një periudhe dy javore nga e Hëna në të Premte.

Në këtë bootkamp fëmijët do të mundësi të njihen më nga afër me fusha të ndryshme dhe aftësi që u mësohen edhe fëmijëve që janë pjesë e kësaj qendra tashmë.

Secila ditë e bootkampin veror në ICTSlab do ti dedikohet një fushe të caktuar si: Dita e Kodimit, Dita e Robotikës, Dita e Arkitekturës, Dita e Sigurisë dhe Dita e Komunikimit.

Ata do të njihen më nga afër me kodimin, robotikën, arkitekturën kompjuterike, sigurinë dhe artin e komunikimit.  Ata do të mësojnë të dizajnojnë një ueb faqe, të njihen me gjuhët e programimit, të dizajnojnë modele 3D, të njihen me modelet e dizajnit, të kujdesen për privatësinë online, të krijojnë fjalëkalime të sigurta e shumë e shumë njohuri të tjera.

Pavarësisht nëse fëmija juaj është ose jo pjesë e ICTSlab, ai do të ketë mundësinë të ndjekë bootkampin veror. Përveç orareve mësimore, fëmijëve do tu lihet edhe hapësirë për aktivitete në natyrë.

LEXO EDHE:  Inaugurohet qendra më e re e inovacionit në Tiranë ICTSlab, ICTSmedia ndan bursa për fëmijët në nevojë

Avantazhet e bootkampeve

Produktiviteti i njeriut ka kaluar në një fazë tjetër në ditët e sotme. Çdo gjë që bëjmë po ndodh sot po ndodh me një ritëm tjetër. Ky ndryshim është më i prekshëm në botë e teknologjisë dhe në përgjigje të teknologjive të reja nevojiten aftësi të reja. Prandaj sot më shumë se kurrë njerëzit kanë nevojë për një mënyrë të shpejtë dhe efektive të të mësuarit të këtyre aftësive.

Modeli i bootkampeve është inovative. Në vend që të shpenzoni vite në modelin tradicional të edukimit, bootkampet janë programe të përshpejtuara mësimi të cilat u japin fëmijëve dhe të rriturve njohuritë me një ritëm më të lartë.

Përveçse janë një mënyrë e shpejtë për të fituar aftësi të reja, bootkampet kanë një fokus të madh edhe në orientimin e karrierës. Ai gjithashtu mund të zbulojë pasionin e tij dhe atë që më së shumti dëshiron të bëjë.

Rrjetëzimi është një element i rëndësishëm në teknologji dhe pasi të keni shpenzuar disa ditë apo muaj me një grup njerëzish, është e sigurtë se në një mënyrë apo tjetër do të bëhen këshilla juaj që më shumë keni nevojë.

5 arsye pse fëmijët duhet të ndjekin një bootkamp

Fitojnë aftësi të reja dhe të dobishme për ta; Ndërtojnë një portofol projektesh, Krijojnë lidhje të reja; Fitojnë këshillë karriere; Bëhen krijues.

Sa e vështirë mund tu duket të shpenzosh verën duke mësuar, nëse keni fatin të shijoni ca ditë në bootkamp fëmija juaj padyshim do të mësojë aftësi të cilat jo vetëm e përgatisin për sfidat e shekullit 21 por edhe e ndihmojnë të zbulojë pasionin e tij dhe atë që mund të jetë e ardhmja e tij.

LEXO EDHE:  Facebook Messenger vjen në desktop

Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e bootkampin veror të ICTSlab më shumë informacion do të gjejnë në uebsajtin zyrtar në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>