Lajmet

Qendra për Shërbime IT në Maqedoni lufton disnivelin mes numrit të të punësuarve në IT dhe kërkesave të larta për ta

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Maj 2019
0
Të gjitha kërkesat nga katalogu i shërbimeve menaxhohen nga departamenti i TI-së, varësisht prej kategorisë dhe peshës së shërbimit. Qendra për Shërbime IT në Maqedoni lufton disnivelin mes numrit të të punësuarve në IT dhe kërkesave të larta për ta

Një projekt zhvilluar nxitur nga disniveli mes numrit të të punësuarve në TI dhe kërkesave të larta për ta.

Projekti Qendra për shërbime të TI-së është një ueb aplikacion përmes të cilit të punësuarit e bankës dhe të gjithë ata që merren me transferimin e të dhënave  mes bankës, institucioneve dhe kompanive private, ti menaxhojnë me katalogun e shërbimeve të cilët i ofron ueb aplikacioni.

Të gjitha kërkesat nga katalogu i shërbimeve menaxhohen nga departamenti i TI-së, varësisht prej kategorisë dhe peshës së shërbimit.

Projekti në edicionin e 7-të të ICT Awards u përfaqësua nga Rijat Abdullai dhe u shpall fitues në kategorinë ICT Shërbimi Publik i Vitit në Maqedoni. Kjo është hera e parë që Maqedonia e Veriut merr pjesë dhe vlerësohet me çmim në konkurs të tillë mbarëkombëtar.

Projekti u shpall fitues krahas projekteve nga Shqipëria dhe Kosova, Aplikacioni Tirana Ime dhe Busulla.com respektivisht.

Kjo kategori e ICT Awards shpërblen praktikat më të mira, risitë, avancimin e platformave, projekteve, aplikacioneve ose zgjidhjeve të implementuara në administratën publike dhe Qeveri. Ky shpërblim përbën një njohje prestigjioze të përsosmërisë (ose ekselencës) në shërbime publike.

Qëllimi i këtij çmimi është identifikimi i projekteve të zbatuara të praktikave më të mira në zgjidhjen e problemeve specifike, të cilat mund të konsiderohen si risi  të cilat kanë ndihmuar qytetarët e saj dhe duke ndikuar kështu direkt në shërbimet e ofruara publike. /ICTAwards.org

LEXO EDHE:  Busulla.com: Intervistë me Shërbimin Publik të Vitit në Kosovë në edicionin e 7-të të ICT Awards

Lajmet e fundit>