Lajmet

Qendrat e të dhënave të Apple, Facebook, Google Web po bëhen gjithmonë e më ambientaliste

Publikuar , 03 Prill 2014
0
Qendrat e të dhënave të Apple, Facebook, Google Web po bëhen gjithmonë e më ambientaliste

A worker climbs outside an Apple store in Hong KongApple, Facebook dhe Google kanë filluar të bëjnë progres të rëndësishëm përpara në adoptimin e burimeve të reja për energjinë. Bëhet fjalë për energjinë e rinovueshme që ve në punë shërbimet e tyre ueb. Problemi me qendrat e të dhënave qëndron në faktin se ato konsumojnë shumë energji dhe emetojnë shumë karbon apo gaze të tjera të dëmshme. Apple ka ndërtuar një panel të madh diellor për qendrën e të dhënave në Karolinën e Veriut. Ndërkohë, energjia e rinovueshme shpërndahet direkt në tre qendra të tjera. Ajo është vlerësuar pozivitisht nga grupe mjedisore që kryejnë shpeshherë raporte të ndryshme lidhur me iniciativat “Green”.

Ndërkohë, Amazon është shprehur se grupi që ka bërë së fundmi vlerësimin e iniciativës “Green”, “Greenpeace”, nuk ka dhënë raport të saktë pasi kompania ka qendra të dhënash që operojnë më 100% pa emetuar karbon. Një qendër e madhe të dhënash interneti kërkon kapacitet energjie prej rreth 80 megwatts, ose ndryshe aq energji sa fuqizon 65 000 shtëpi në SHBA, sipas raportit të Greenpeace.

Gjashtë janë kompanitë që kanë implementuar iniciativa “Green”: Facebook, Apple, Google, Box, Rackspace dhe Salesforce.com. Në raport janë vëzhguar 19 kompani që operojnë mbi 300 qendra të dhënash në total. Grupi ka përdorur të dhëna që i janë vënë në dispozicion nga vetë kompanitë. Indeksi i Energjisë së Pastër të Apple u vlerësua me 100%, ndërsa ato nga Facebook dhe Google me rreth 50% secila. Google ka qenë në fakt kompania me iniciativat më të mëdha “Green”, megjithatë, fakti që renditet poshtë Apple shpjegohet se këta të fundit kanë katër qendra të dhënash, ndërsa Google 13. Kjo do të thotë se Google-it do të duhet më tepër kohë për të kaluar plotësisht në energjinë e rinovueshme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shfletuesi i ri i Microsoft do të funksionojë me shtojcat e Chrome

Lajmet e fundit>