Lajmet

Qeveria amerikane dyshon se pas sulmit ndaj Sony-t fshihet Koreja e Veriut

Publikuar , 18 Dhjetor 2014
0
Qeveria amerikane dyshon se pas sulmit ndaj Sony-t fshihet Koreja e Veriut

pyongyang_as_seen_from_yanggakdo_hotel_view_north_closeZyrtarët e qeverisë në Shtetet e Bashkuara besojnë se qeveria e Koresë së Veriut është e përfshirë në sulmin masiv ndaj kompanisë Sony. Burimet Federale të sigurisë kibernetike deklaruan se prova që e vërteton këtë hipotezë është marrë nga kompjuterët që janë të vendosur në Singapor, Tajlandë, Itali, Bolivi dhe Qipro.

Ndërkohë që ky sulm rezultoi në një vjedhje masive të informacioneve konfidenciale të kompanisë dhe punonjësve të saj, të e-maileve dhe projekteve akoma ta palançuara, ai specifikisht u fokusua në sulmin ndaj The Interview, një film nga Seth Rogen dhe James Franco. Teoria se Koreja e Veriut ishte pas sulmit në një farë mënyre u hodh poshtë kur qeveria koreane refuzoi ta pranonte këtë. New York Times raportoi se ndoshta jo të gjithë zyrtarët e asaj qeverie janë të përfshirë dhe nuk dihet akoma nëse qeveria amerikane do të akuzojë drejtpërsëdrejti kreun e qeverisë koreane, Kim Yong Un.

Filmi The Interview i cili “përfshinte” vrasjen e Kim Yong Un, pritej të lançohej për Krishtlindje, por hakerat e detyruan Sony-n mos ta publikonte këtë film. Ndër 11 kërcënimet që kompania mori, 9 prej tyre kërkonin që mos të lançohej ky film dhe mesa duket ata ia arritën qëllimit pasi Sony vendosi mos ta lançoj filmin. (PCWorld Albanain)

LEXO EDHE:  Së shpejti përdoruesit e Windows 10-ës mund të hapin aplikacione të panjohura pa u rrezikuar nga maluerët

Lajmet e fundit>