Lajmet

Qeveria amerikane i fton hakerët në “Ditën e Hakimit Qytetar”

Publikuar , 23 Janar 2013
0
Qeveria amerikane i fton hakerët në “Ditën e Hakimit Qytetar”

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke shpresuar që hakerët mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së vendit.

Shtëpia e Bardhë ka lajmëruar që do të fillojë një “Ditë Kombëtare të Hakimit Qytetar” më 1 dhe 2 qershor dhe është duke i ftuar ata që kanë njohuri që t’i përdorin shkathtësitë e tyre të kodimit për të përmirësuar komunitetet përgjatë vendit.

“Dita e Hakimit Qytetar është një mundësi për zhvilluesit softuerik, teknologjistët dhe ndërmarrësit që të lëshojnë shpirtin e tyre amerikan që mund të bëjë duke shfrytëzuar të dhënat dhe kodin e lëshuar publikisht që të krijojnë zgjidhje inovative për probleme që prekin amerikanët”,- shkroi në një deklaratë Shtëpia e Bardhë.

Dita Kombëtare e Hakimit Qytetar ishte vendosur së bashku nga një koalicion i organizatave, ndërmarrjeve dhe agjencive qeveritare që përfshijnë Hakimet e Zakonshme të Mirësjelljes, Kod për Amerikën, NASA-n, Departamentin e Punës dhe Byronë e Regjistrit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Ditën e Hakimit Qytetar, veprimtari të ndryshme si ahengjet në bllok, hackathonët dhe takimet e brigadave do të fillojnë përgjatë vendit.

Nga Augusta, Ga., deri në Denver, Colo, agjencitë pjesëmarrëse do t’iu japin hakerëve të dhëna qeveritare me sfida kodimi që kanë si cak ndihmesën e fqinjësisë, qyteteve dhe shteteve lokale. Derisa qeveria ka kërkuar posaçërisht ndihmë për entuziastët e teknologjisë, çdokush mund të marrë pjesë.

Ish- punëtorët e AMD vjedhin dokumente konfidenciale dhe i bashkohen NVIDIA-s

Sipas organizatorëve të ngjarjes, ja disa nga përfitimet për pjesëmarrësit:

-Demonstrimi i një përkushtimi për principet e transparencës, pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit.

-Ushtrimi i një interesi të qeverisë në përdorimin e të dhënave dhe teknologjisë së hapur, në bashkëpunim me të tjerët, për të adresuar nevojat e juaja lokale.

LEXO EDHE:  Hakerët e Iranit trembin Evropën

-Të lirohen të dhënat e hapura që mund të informojnë për zgjidhje më të mirë të problemeve në çdo komunitet.

-Të vazhdojë lidhja kolektive e një ekosistem inovativ kombëtar dhe krijimi i pikave të reja të qasjes në atë sistem.

-Të angazhohen qytetarët në qytete me infrastrukturë të paktë teknologjike për të kontribuuar në ndryshimin e komunitetit të tyre përgjatë burimit të hapur, të dhënave të hapura, ndërmarrësisë dhe zhvillimit të kodit.

-Të promovohet shkenca, teknologjia, edukimi në inxhinieri dhe matematikë duke i përkrahur studentët që të përdorin teknologjinë e hapur për zgjidhje të sfidave reale.

-Të përkrahet bashkëpunimi në shkallë të lartë dhe mirëkuptimi i përbashkët.

Anonymous sulmon MIT-në pas vetëvrasjes së Aaron Swartz

“Kjo është një mundësi për qytetarët në çdo qytet përgjatë kombit që të përvjelin mëngët e tyre, të përfshihen dhe të punojnë së bashku për të përmirësuar shoqërinë tonë duke kultivuar një ekosistem për inovacion dhe ndryshim”,- thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. (PC World Albanian)

Civil hacking

Tags >

haker
Lajmet e fundit>