Biznes

Qeveria Amerikane kërkon shpërbërjen e biznesit të reklamimit të Google

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Janar 2023
Google zinte afro 29 përqind të tregut të reklamimit në SHBA në 2022 ndjekur nga kompania mëmë e Facebook, Meta, me20 përqind të tregut. Amazon vjen i treti por me një diferencë të madhe. Qeveria Amerikane kërkon shpërbërjen e biznesit të reklamimit të Google

Departamenti i Drejtësisë dhe shtatë shtete Amerikane paditën Google ditën e Marte duke kërkuar shpërbërjen e monopolit të kompanisë në ekosistemin online të reklamimit që sipas tyre dëmton reklamuesit, konsumatorët e madje edhe qeverinë Amerikane.

Në padi qeveria thoshte se Google po përpiqet të “neutralizojë ose eliminojë” rivalët në reklamimin online përmes blerjeve ose duke i detyruar të përdorin produktet e saj për shkak se produktet e rivalëve bëhen të vështira për tu përdorur.

Është pjesë e një nisme të re nga Shtetet e Bashkuara për të ulur dominimin e gjigantëve të teknologjisë të cilët kanë shijuar një rritje të patrazuar prej 1 dekade e gjysmë.

“Monopolet kërcënojnë tregjet e lira dhe konkurrencën e ndershme mbi të cilat mbështetet ekonomia jonë. Ata cenojnë inovacionin, dëmtojmë prodhuesit dhe punonjësit dhe rrisin kostot për konsumatorët,” tha prokurori i përgjithshëm Merrick Garland në një konferencë për mediat ditën e Marte.

Prej 15 vitesh, Garland tha, Google ka ndjekur një sjellje dhe praktikë anti-konkurruese që ka mbajtur peng rritjen e teknologjive rivale dhe manipuluar mekanizmat online të reklamimit të cilat detyronin reklamuesit dhe publikuesit të përdorin mjetet e saj. Duke vepruar kështu, Google ka ndjekur një sjellje përjashtuese duke dobësuar në mënyrë të ndjeshme deri në shkatërrim të konkurrencës në industrinë e reklamimit.

Padia është veprimi më i fundit ligjor nga qeveria Amerikane kundrejt Google duke e akuzuar kompaninë se ka monopolizuar tregun e reklamimit në mënyrë të paligjshme.

Garland tha se Google kontrollon teknologjinë e përdorur nga shumica e publikuesve të mëdhenj të cilët ofrojnë hapësirën e tyre për shitje si dhe bursat e reklamave të cilat bashkojnë publikuesit dhe reklamuesit kur një hapësirë reklamimi shitet.

Rezultati është se “krijuesit e uebsajteve fitojnë më pak dhe reklamuesit paguajnë më tepër.”

LEXO EDHE:  BE-ja kërkon 5 vite përditësime për smartfonët

Padia e bërë në një gjykatë federale në Aleksandri të Vixhinias, kërkon që Google të tërhiqet nga bizneset të cilat kontrollojnë mjetet teknike për blerjen, shitjen dhe hedhjen në ankand të hapësirave të reklamimit, duke mbajtur kërkimin si biznesi kyç së bashku me produktet e tjera si YouTube, Gmail apo shërbimet cloud.

Kompania mëmë e Google, Alphabet tha përmes një deklarate se padia mbështet mbi një argument të pabazë të ngadalësimit të inovacionit, rritjes së tarifave të reklamimit dhe e bën të vështirë për mijëra biznese të vogla dhe publikues të rriten.

Reklamat dixhitale aktualisht përbëjnë 80 përqind të të ardhurave të Google. Padia e ditës së sotme vjen ndërsa qeveria Amerikane po përpiqet të ulë ndikimin e Big Tech. Bashkimi Evropian ka qenë më aktiv në këtë drejtim. Nisi një hetim ndaj dominimit të Google në reklamimin online në 2021.

Rregullatorët Evropianë dhe Britanikë janë duke hetuar një marrëveshje të mundshme mes Google dhe Meta duke thyer rregullat e konkurrencës së ndershme.

Tregu aktual i reklamimit është “totalisht i prishur dhe jo-efikas.” Fakti se palë të mesme marrin mes 30 deri në 50 përqind të çdo transaksioni, është një mungesë e frikshme efikasiteti tha Dina Srinivasan, një eksperte reklamimi. Ajo i quajtur këto komisione si një taksë e madhe mbi internetin e lirë dhe konsumatorët në tërësi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon tek liria e shtypit.

Google zinte afro 29 përqind të tregut të reklamimit në SHBA në 2022 ndjekur nga kompania mëmë e Facebook, Meta, me20 përqind të tregut. Amazon vjen i treti por me një diferencë të madhe.

Por nuk është ky shqetësimi që ngre padia. Ajo fokusohet tek mekanizmat teknikë që Google kontrollon, përfshirë serverin e reklamave që zhvilloi në 2008-ën pas blerjes së DoubleClick.

LEXO EDHE:  Funksioni i ri i Windows 11 redukton konsumin e memories RAM

Padia thotë se Google ka mëse 15 vite që përdor blerjet dhe fuqinë e tregut për të dëmtuar rivalët, shtrënguar kontrollin mbi mënyrën dhe mjetet e realizimit të reklamimit dixhital duke penguar publikuesit dhe reklamuesit të përdorin në mënyrë efektive platformat e rivalëve të Google.

Është veprimi më i fundit ndërmarrë nga Departamenti i Drejtësisë ndaj kompanisë ndërsa në Tetor të 2020 administrata Trump dhe 11 prokurorë të shteteve Amerikane paditën Google për shkelje të ligjeve të konkurrencës dhe përfshirje në praktika të pandershme në kërkimin dhe reklamimin online.

Shtetet që kanë marrë pjesë në padinë e fundit janë Kalifornia, Virxhinia, Konektikut, Kolorado, Nju Xhersi, Nju Jork, Ishulli Rode dhe Tenesi. /PCWorld Albanian

Tags >

Google