Lajmet

Qeveria e Koresë së Jugut lë Windows për Linuxin

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Maj 2019
0
Mbështetja falas për Windows 7 përfundon në Janar 2020, çka do ta bënte shumë të kushtueshme mirëmbajtjen e një legjioni kompjuterash pune. Qeveria e Koresë së Jugut lë Windows për Linuxin

Disa qeveria kanë rënë në dashuri me Linux, por arsyeja e Koresë së Jugut është tjetër. Ministria e Brendshme e Koresë zbuloi planet për të ndryshuar kompjuterët qeveritarë nga Windows në Linux për të ulur kostot por edhe varësinë ndaj një sistemi operativ të vetëm.

Ministra do të testojë Linux në kompjuterët e saj përpara se ta lançojë për mbarë rrjetin qeveritar të kompjuterëve.

Një ndryshim i tillë nuk është aq shokues. Mbështetja falas për Windows 7 përfundon në Janar 2020, çka do ta bënte shumë të kushtueshme mirëmbajtjen e një legjioni kompjuterash pune.

Koreja e Jugut duhet të kalojë në sistemin e ri operativ Windows në 2023 nëse nuk dëshiron probleme. Ndërsa ende do të kishte kosto mbështetjeje, do të ishte më e lehtë për tu përballuar.

Microsoft nuk do të ishte aspak i kënaqur nëse një ndryshim i tillë ndodh. Por nuk do të shqetësohet aq shumë sa do të ishte shqetësuar një dekadë më parë.

Microsoft që njohim sot është më shumë i interesuar tek shërbimet cloud sesa tek shitja e kopjeve të Windows. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp shton një opsion që ju shpëton nga grupet e padëshiruara

Lajmet e fundit>